div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31570 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Hamza kërcënon me përjatshtim nga partia këta kandidatë për deputet

Katër kandidatë për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, të projektuar për të fituar mandate në legjislaturën e ardhshme, janë kërcënuar me përjashtim nga partia.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka paralajmëruar se deputetëve të cilëve u janë shtuar votat gjatë procesit të numërimit të tyre dhe “faktohen që janë pjesë të asaj” skeme, do t’u kërkohet mospranimi i mandatit.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat dhe konstatohet dhe faktohet që ti je pjesë e asaj, nuk nuk mundesh të thuash ti se je deputet, kushdo qoftë ai dhe nga cilado parti”, tha Hamza të mërkurën në një intervistë me Adriatik Kelmendin, autorin e emisionit “Rubikon” në Klan Kosova. “Në parim nuk duhet me pranu mandatitn e deputetit”.

Sipas liderit të PDK-së, edhe nëse numri i votave të shtuara të kandidatëve për deputetë nuk ndikon në rënien e tyre nën pragun e 22 deputetëve të projektuar të PDK-së, partia do të distancohet nga keqpërdoruesit e dyshuar.

“Nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është e duhura që me pranu mandatin, por nëse e pranojnë unë si kryetar dhe si parti distancohemi”, paralajmëroi Hamza.

Hamza nuk ka përmendur emrat e kandidatëve për deputetë, por sipas rezultateve të përmbledhura të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht katër nga kandidatët që projektohen të zënë ulëse në legjislaturën e ardhshme, rezultojnë me 700 deri në rreth 3,300 vota të shtuara.

Ata janë Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Enver Hoxhaj dhe Nait Hasani.

Procesi i rinumërimit të votave, i cili ka përfunduar në vendvotimet e 19 komunave dhe po vazhdon në 19 komuna të tjera, ka rezultuar me heqjen e 719 votave për Xhavit Halitin, ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në listën e 22 kandidatëve më të votuar të PDK-së, Haliti renditet i 16-ti, një pozitë që e çon atë drejt Kuvendit.

Ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, të renditur të tetin sipas votave të fituara në listën e PDK-së, rezulton t’i jenë minusuar 1,066 vota nga procesi i rinumërimit.

Kujtim Gashi, i renditur i 15-ti në listë, ka 2,426 vota më pak aktualisht, ndërsa rinumërimi po vazhdon deri në verifikimin e të gjitha vendvotimeve, ndërsa Nait Hasani ka 3,335 vota më pak. Hasani listohet kandidati i 10-të më i votuar në listë, edhe pas minusimit të mbi tre mijë votave.

Të premten, në aksionin kundër mashtrimeve zgjedhore të ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit, policia ka arrestuar Art Hasanin, një komisioner zgjedhor në procesin e 28 dhjetorit dhe djali i kandidatit për deputet Nait Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *