Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, i ka përplasur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhur me këtë zhvillim, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.
Sipas Hysenit, Bulliqi është mashtrues dhe se këtë ‘show’ po e bën për vota.
“Ky është vetëm një përshkrim real i asaj që është me të vërtetë. Unë pajtohem që vendosja e shtatores së presidentit historik, Rugova ka qenë e vonuar. Këto të tjera, që janë bërë vetëm për show dhe për përfitime elektorale mendoj që nuk kanë qenë me vend dhe prandaj ka qenë reagimi ynë”, tha Hyseni në klan.