Skuadra e Cluj është duke luajtur ndeshjen ndaj Hermannstadt e vlefshme për javën e dhjetë në futbollin rumun.
Në këtë ndeshje mungon lojtari kosovar, Meriton Korenica, të cilit i ka vdekur babai, shkruan Indeksonline
Por, Korenicën nuk e harrojnë bashkëlojtarët – të cilët në fushë u paraqiten me fanella të zeza me mbishkrimin: “Bëhu i fortë Kore. Ne jemi me ty”.
Kujtojmë që Korenica po kalon momente të mira në ekipin rumun, ku në tetë ndeshje ka shënuar një gol.