Incident i rëndë në Mitrovicë: I riu serb rrah punëtorin shqiptar
Fundjava nuk e gjeti të qetë Mitrovicën.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se në një parking të një marketi që gjendet në mes të jugut dhe veriut të Mitrovicës, ka ndodhur një rrahje, transmeton Klankosova.tv.
“Në një parking të një marketi të madh që ndodhet në mes jugut dhe veriut ka ndodhur një incident ku një punonjës i parkingut i moshës rreth 60-vjeçare, është sulmuar nga një i ri serb i moshës rreth 22-vjeçare”, tha Boshnjaku për Klan Kosova.
Ai thotë se i dyshuari (taksist) ishte parkuar për të pritur dikë, derisa shtoi se i njëjti kishte zënë vendin e rezervuar.
“Me këtë rast, mirëmbajtësi i parkingut i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i taksistit serb i cili menjëherë ka dalë nga vetura dhe me fjalë fyese e ka ofenduar personin të cilin e ka sulmuar, dhe pastaj i është afruar te fytyra ku dhe e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime”, tha gazetari.
