28.1 C
Pristina
E enjte, 7 Gusht, 2025

Ish-deputetja e VV-së: Do të jem në protestë, në mbrojtje të dinjitetit kolektiv

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka bërë të ditur se do të merr sot pjesë në protestën e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se në protestë do të jetë për të mbrojtur dinjitetin kolektiv, shkruan Arbresh.info.

“Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi.

Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.

Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.   UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.

Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!”, shkruan ajo.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here