8.6 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Ish e fejuara e Liam Payne reagon pas vdekjes tragjike të këngëtarit: E dija që do të ndodhte diçka ..

Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit. Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është e tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.

Ajo pretendon se këngëtari i ndjerë e kishte parashikuar vdekjen e tij vetëm disa ditë para se të vdiste në moshën 31-vjeçare. Maya, e cila ishte në një lidhje me anëtarin e One Direction nga viti 2018 deri në vitin 2022, foli për betejat e këngëtarit me shëndetin e tij mendor dhe abuzimin që ajo dyshohet se pësoi prej tij.

“Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë. Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”

23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.

Maya tha se i kishte ofruar ndihmë të ndjerit por ai nuk e kishte pranuar madje ajo shtoi se Liam telefononte shpesh mamanë e saj për ti thënë që Henry ta kontaktonte pasi kjo e fundit nuk i përgjigjej. Në ditët para vdekjes së tij, Henry thotë se shëndeti mendor i këngëtarit britanik ishte përkeqësuar ndjeshëm, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera.

“Ai gjithmonë më thonte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar. E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë ok, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo.

Ajo që e bën kohën edhe më tronditëse është se vetëm dy ditë më parë, Henry kishte udhëzuar avokatët e saj që të lëshonin një letër duke hequr dorë nga çështja me Payne. Lëvizja ligjore erdhi pasi ajo e akuzoi atë për kontakte të vazhdueshme me të, duke ndezur një kapitull të ri tensioni mes ish-çiftit.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për vdekjen misterioze, deklarata e Heny-t shënon pranimin e parë publik të vdekjes së Payne nga dikush në rrethin e tij të ngushtë.

Rrethanat rreth rënies tragjike të Payne janë ende nën hetim, por ky zhvillim i papritur ka hedhur një hije mbi ditët e tij të fundit, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e pazgjidhura mes ish-çiftit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here