Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka folur rreth fillimit të sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
LEXO EDHE
- Moderatorja e njohur pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’
- Njeriu më i komentuar i momentit pjesë e Big Brother VIP Kosova?
Ajo ka thënë se njëri prej projekteve më të mëdha televizive në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti.
“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç Big-u i Kosovës ka bërë gjithmonë”.
“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në fillim të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, ka thënë Muhameti