20.7 C
Pristina
E shtunë, 5 Korrik, 2025

“Ka me dalë në shesh e vërteta”, çka po paralajmëron vëllai i Festimit…!

Vëllai i viktimës së 9 majit në Rugën B në Prishtinë, Festim Isufi i cili u gjet i vdekur në banesën e tij, e për të cilin raporti i autopsisë tha se vdiq si pasojë e dy plagëve fatale nga thika të marra nga gjithsej 7 prej tyre, ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën akoma detajet janë në ‘mjegull’, raporton GazetaDemos.

Teksa foli për vetit e viktimës, ai shtoi se po punojnë shumë për zbardhjen e rastit duke potencuar se të gjitha pistat ia kanë lënë organeve të rendit, me çrast uroi që kjo tragjedi mos t’i ndodh askujt.

“Saktë nuk e mbajë në mend kur kemi fol, por pasi zanatet tona janë krejt të ndryshme, kemi fol veç qysh je, a je mirë, qysh po shkon puna. U kanë një njeri i veçantë në familje, u kanë ma i vogëli i familjes. Besoj që drejtësia ka me shku në vend, për këtë punë jemi duke punu shumë, shumë, shumë, shumë. Ka me dalë në shesh e vërteta”, u shpreh ai.

“Na si familjarë nuk e kemi fajësu Rinën, për tjera sene ia kemi lanë Policisë dhe Hetuesisë me u marr me atë punë, se çdo sen që thuhet…në Gjermani thonë ‘fjalët i merr era’…”.

I pyetur se a e kanë pyetur bashkëshortën e Festimit, Rinën për ditën tragjike, ai u shpreh se “nuk kemi dashur me lujtë ping-pong me fjalë”, teksa shtoi se nuk e kanë fajësuar asnjëherë të njëjtën për rastin tragjik.

“Jemi kanë në varrim. Jemi taku me Rinën. Në ato momente s’kemi pas shkëmbim fjalsësh se u kanë qaq rast i rëdum, s’kemi me pas çka me fol veç jemi përqaf”, shtoi ndër tjera ai.

“Ne s’i familje nuk dimë asnjë detaj. Na nuk e kemi fajësu Rinën. Nuk është e vërtetë që u fajësu Rina. Deri në momentin që del e vërteta në shesh, fajtor nuk është kërkush. Na mundemi me dyshu në krejt botën, ama dyshimi dhe fakti i vërtetë janë dy botë të ndryshme”, tha ai në “Kosova Today”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here