Gazetari Vehbi Kajtazi është deklaruar rreth zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një “degradim të madh” të institucionit.
Sipas Kajtazit, që nga ardhja e qeverisë së Albin Kurtit, institucionet e vendit kanë qenë nën presion të vazhdueshëm.
“Instiucionet tona prej ardhjes në pushtet të Kurtit kanë qenë në sulm të vazhdueshëm. Prokuroria, gjykata, gjykata kushteutse, policia, mediat, gjithçka që ai e ka konsideru pengesë në rrugëtimin e tij për ta kapur shtetin deri në palcë. Në këtë frymë mendoj që Kurti është duke e degradu Kuvendin e Kosovës. Degradimi i pare vije me propozimin e Dimal Bashes për kryetar dhe votimin që e mori edhe nga opozita”.
Ai vlerëson se zgjedhja e Bashes, madje edhe me mbështetjen e opozitës, nuk pasqyron standardet e Kuvendit.
Edhe mëherët ka pas budallë në listat e partive politike, por nuk qohet me ba kryetar kuvendi. Nuk po e cilësoj Bashën të tillë, besoj është më i kthjelltë. Por është degradim i madh, nuk e përfaqëson kuvendin e kosovës, është i padijshëm, ka një gjuhë palidhje, shan, fëlliqë me gojë. Është vulgar, është palaqo politike, prandaj nuk mundesh institucionit kryesor me ia dhuru një kësi lloj figure sepse ti ke degradu”, tha Kajtazi në Rubikon.