13.4 C
Pristina
E enjte, 18 Shtator, 2025

Kandidati që premton ndalimin e ‘burkave’ dhe ‘ferrxheve’ kërkon votat e qytetarëve

Bashkim Fazliu, kandidat i pavarur për Komunën e Ferizajt, ka premtuar ndalimin e ‘burkës’, me qeverisjen e tij.

Fazliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me të filluar mandatin e tij do të ndalojë bartjen e ‘burkës’ nga besimtaret myslimane.

Ai ka thënë se këtë vendim do ta marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

PËR NJË FERIZAJ EDHE PA BURKA – PA ‘NINXHA’
(S’ka kurfarë lidhje me fenë, por ka të bëjë me Sigurinë Publike)

Miq,

Sot, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës Neni 38 paragrafi 4 dhe në Konventën Europiane për të drejtat e Njeriut Neni 9 paragrafi 2 (shiko bazën ligjore, në fund të këtij teksti),

po prezantoj edhe një PROJEKT-PROPOZIM tjetër të rëndësishëm për JETËN dhe SIGURINË E QYTETARËVE TANË, që ka të bëjë me MBULIMIN e FYTYRËS nga individë, që dalin në publik në Ferizaj e besa edhe nëpër shkolla.

Ka një kohë që e kam ngritur këtë çështje dhe kam pritur që organet legjislative edhe në nivel qendror, në emër të sigurisë publike, do të nisin projektin për NDALIMIN E BURKËS në Kosovë apo NDALIMIN E MBULIMIT TË FYTYRËS NË PUBLIK, që personat të jenë të identifikueshëm.

Pasi ende nuk ka nisur Kuvendi i Kosovës, atëherë më duhet ta nis në qytetin tonë.

Prandaj pasi të marr mbështetjen tuaj për Kuvend të Ferizajt, që në mbledhjet e para do të nisë kontaktet me organet e sigurisë dhe do të kërkoj nga kolegët anëtarë të Kuvendit të Ferizajt që të votojnë për ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik, përkatësisht ndalimin e burkës në publik në qytetin tonë, në emër të sigurisë publike, sigurisë së qytetarëve tanë, pasi MBULIMI I FYTYRËS, me persona të paidentifikueshëm, domosdoshmërish paraqet një CENIM i SIGURISË së QYTETARËVE tanë e në veçanti edhe për FËMIJËT tanë.

E kam vërejtë edhe frikën e fëmijëve kur i shohin këto që i kam quajtur “FANTAZMA TË ZEZA”, ku nuk mund ta dish se kush është prapa asaj veloje, prandaj po them ‘persona’, pasi mund të jenë femra ose meshkuj të maskuar.

Të rinjtë kanë dalë me një emër më kreativ se i imi për këta ‘fantazma te zeza’ dhe ata ju thonë ‘NINXHA’.

Pra, nga fitorja ime, më nuk do të ketë ‘NINXHA’ në Ferizaj.

E shumë shpejt nuk do të ketë ‘NINXHA’ as në krejt Kosovën.

Pavarësisht se ka individë apo grupe të cilët do të tentojnë t’i japin kahje tjetër kësaj çështjeje të sigurisë publike, të cilën e dijnë që e kanë të humbur nga kjo ditë, prandaj më duhet që në start të sqaroj atë që besoj është e nënkuptueshme se ky angazhim i imi për ndalimin e MBULIMIT të FYTYRËS apo BURKËS, NUK KA TË BËJË ASGJË ME BESIMTARËT e FESË ISLAME, pasi BURKA NUK KA LIDHJE ASGJË me KURANIN e Madhërishëm dhe ISLAMIN, e sidomos nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin tradicional shqiptar, i pranishëm tek shumica e popullsisë në Kosovë.

Për më tepër, burka apo MBULIMI i FYTYRËS, pra PARAQET PROBLEM SERIOZ TË SIGURISË, ashtu sikur e kanë ndaluar tashmë disa vende të BE-së e më gjërë dhe NUK ËSHTË FARE ÇËSHTJE FETARE.

Mua më vjen keq për ato femra shqiptare që mbase detyrohen të mbulohen tërësisht në atë mënyrë përkundër vullnetit të tyre, mbase edhe nën presion, me ç’rast u shkelen të drejtat elementare të garantuara me Kushtetutën tonë. Porse edhe ato duhet ta dijnë se maskimi apo mbulimi i fytyrës përbën cenim të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve tanë.

Së fundmi, është e nënkuptueshme poashtu se JU TAKON QYTETARËVE tanë që të VENDOSIN ME VOTË me 12 TETOR se a duan ta MBËSHTESIN këtë projekt timin, se a i DUAN NINXHAT në FERIZAJ e KOSOVË të SHËTISIN RRUGËVE e besa edhe SHKOLLAVE, ku rrezikohen edhe fëmijët tanë.

Do t’më vinte shumë keq nëse qytetarët vendosin ndryshe, por e kanë përgjegjësinë secili për vehte dhe për të tashmen dhe të ardhmën e fëmijëve të tyre!

E imja është t’ju OFROJ ZGJIDHJE, ashtu siç kam ofruar zgjidhje për shumë probleme tjera në Ferizaj e më gjërë, të cilat ju i dini. Është e juaja të vendosni!

VOTO ✔️ 163 Bashkim Fazliu
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
EDHE PA ‘NINXHA’

Kandidat i Pavarur
për Kuvendin e Ferizajt

18.09.2025
Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025
#BashkimFazliu #KandidatiPavarur #Ferizaj #ZgjedhjetLokale2025 #Migjeni

Baza ligjore:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

>Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse nje gjë e tillë është e domosdoshme pěr mbrojțjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose te tẽ drejtave të personave të tjerë.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

>NENI 9 i KEDNj

2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here