34 C
Pristina
E diel, 6 Korrik, 2025

Kërcënimi me bombë, Sveçla: Lidhet me Ratko Mladiqin — Ja kush është ai

Gazeta Sinjali raportoi më parë së Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u deklarua se kërcënimi për bombë vjen nga një numër kupërdoruesi i këtij numri ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković, dhe se në disa profile të lidhura me të është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladić.

Kush është Ratko Mladic?

Ratko Mladiq, ish-komandant i të ashtuquajturës Ushtri e Republikës Srpska (VRS), u dënua në vitin 2021 nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në periudhën 1992-1995.

Sipas aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës, nën komandën e Mladiqit, forcat serbe mbajtën Sarajevën nën rrethim për më shumë se tre vjet, duke shkaktuar mijëra viktima dhe shkatërrim të gjerë. Po ashtu, qytetet si Foca, Prijedor dhe Vishegrad u spastruan etnikisht nga popullatat jo-serbe në atë që u cilësua si krim kundër njerëzimit.

Krimi më i rëndë i lidhur me Mladiqin mbetet masakra e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në një akt të njohur ndërkombëtarisht si gjenocid.

Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar në apel është konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat e luftës në Bosnje.

Tutje, Sveçla theksoi se institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke e trajtuar këtë çështje me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here