Kërkesa e Osmanit që presidenti të votohet nga populli, deklarohet Haxhiu
Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani që parashohin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.
Sipas saj, këto amendamente synojnë të eliminojnë ngërçet që po pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.
Haxhiu tha se i bashkohet thirrjes së presidentes për votimin e këtyre amendamenteve kushtetuese.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar Haxhiu.
