-0.3 C
Pristina
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Kërkesa e pazakontë që e bëri Rumania pas lojës me Kosovën – UEFA iu kthen përgjigje

UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Rumune të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të dhënë për Dennis Man në ndeshjen e ndërprerë të premten mbrëma ndaj Kosovës.

Pas ndërprerjes së papritur të ndeshjes për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në “National Arena”, Federata Rumune kërkoi nga UEFA që të anulonte kartonin e verdhë të dhënë ndaj Man në minutën e 58-të të takimit.

Lojtari i Parmës, i cili u zëvendësua disa minuta para ndërprerjes, do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Qipros, nëse kërkesa do të ishte pranuar.

Në kërkesën e saj, Rumunia shpresonte se, në rast fitoreje dhe njohjeje të rezultatit zyrtar të ndeshjes, kartoni i verdhë do të fshihej, duke i mundësuar Manit të luante në sfidën e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, UEFA ka vendosur që të mos pranojë këtë kërkesë, duke lënë të pezulluar fatin e ndeshjes ndërprerë, për të cilën do të vendoset shumë shpejt.

Rumania e ka mbyllur vitin e Ligës së Kombeve me 12 pikë dhe udhëheq Grupin 2 të Ligës C, me 4 fitore dhe një humbje nga Kosova në ndeshjen e parë.

Kosova, nga ana tjetër, renditet e dyta me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe një humbje.

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, UEFA ka njoftuar se vendimi për fatin e saj do të merret brenda një periudhe të shkurtër, për të përcaktuar nëse do të zhvillohet një ndeshje e re apo do të shpallet një rezultat tjetër.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here