10.3 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Këta janë tre terroristët e rastit “Banjska”, sillen nën masa të rrepta sigurie në gjykatë (Video/Foto)

Nën masa të rrepta sigurisë, tre terroristët e arrestuar në rastin Banjska: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë futur në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, raporton IndeksOnline

Pas pak pritet të nis seanca përgatitore në rastin Banjska, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin i cili ende është i lirë.

Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.

Video

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here