Kjo është gjendja shëndetësore e të plag*osurit në Gjilan
40-vjeçari Arsim Krasniqi, i cili mbeti i plagosur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, ai fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente, ku më pas është dërguar në sallën e operacionit. Në ndërhyrje kanë qenë të përfshira ekipet e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit.
Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se operacioni ka përfunduar dhe i plagosuri ka dalë nga salla e operacionit.
Aktualisht, ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në Njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror (MIQ), ku po vazhdon mbikëqyrja mjekësore.
