Kjo komunë njofton: Nga nesër nis gjysmëvjetori i dytë
Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku ka bërë të ditur se nesër do të fillojë mësimi në këtë komunë.
”Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të Komunës së Skenderajt.
Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, pas një pushimi të merituar, dyert e shkollave tona hapen përsëri për të mirëpritur nxënësit tanë.
Si Drejtori e Arsimit së bashku më shkollat, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kemi bërë përgatitjet maksimale në çdo shkollë, që ky proces të vijojë pa pengesa. Nga sigurimi i ngrohjes e deri te mirëmbajtja e hapësirave si dhe furnizimin më mjete tjera të nevojshme.
Mbetemi të angazhuar maksimalisht për të ofruar kushte sa më të mira dhe cilësi në procesin edukativo-arsimor.
Na priftë e mbara dhe suksese të gjithëve në këtë gjysmëvjetor!”, shkroi ai.
