17.8 C
Pristina
E premte, 9 Maj, 2025

Kjo lagje e Prishtinës me orë të tëra pa ujë, ja çfarë thonë nga Ujësjellësi

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në kryeqytet, ka tre ditë që po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Reduktimet në këtë lagje, po vazhdojnë me orë të tëra.

Një qytetar i kësaj lagje, i ka thënë Indeksonline se që tri ditë  janë duke u përballur me këtë problem dhe se reduktimet e ujit në këtë lagje,  po zgjasin prej 3 deri në gjashtë orë.

“ Që tri ditë nuk kemi pothuajse fare ujë. Ne jemi të detyruar që për nevoja tona në shtëpi, të blejmë ujin. Reduktimet janë shumë të gjata, me orë të tëra dhe se kjo  gjendje po bëhet e papërballueshme për ne. Dhe se ende nuk kemi ndonjë informatë se kur do të rregullohet çështja e furnizimit me ujë“, tha ai.

E lidhur me mungesëne ujit në këtë lagje, ka folur për Indeksonline zëdhënësja e KRU”Prishtina”, Arjeta Mjeku. Mjeku ka thënë se reduktimet në këtë lagje, kanë ardhur si pasojë e problemeve me sasinë e prodhimit të ujit në Badovc.

“Kemi probleme me sasinë e prodhimit të ujit në Badovc. Po presim a do të ketë përmirësim. Nesër dalim me një njoftim konkret”, tha ajo./Indeksonline.

A do të ketë shtrenjtim të rrymës, vjen lajmi i fundit

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here