23.7 C
Pristina
E martë, 3 Qershor, 2025

Kompanitë që kanë dalë në treg të hapur e që ende s’kanë gjetur rrymë, mund të blejnë në KEK, Rizvanolli ua tregon çmimin

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga sot furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalur në treg të lirë të energjisë elektrike dhe të cilat nuk kanë arritur ende të nënshkruajnë kontrata furnizimi.

“KEK njofton se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, pra 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/MWh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Rizvanolli u bëri thirrje ndërmarrjeve që “në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ”.

“KEK është në dispozicion për informata rreth furnizimit përmes mundësisë FMF. Nga ZRrE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre”, shkroi ajo.

“Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to”, thotë ministrja në detyrë.

KEK-u, njoftoi se “është përcaktuar zyrtarisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me vlefshmëri deri më 30 Korrik 2025 për konsumatorët që nuk kanë përzgjedhur furnizues në tregun e lirë”. Tha gjithashtu se “ka siguruar me sukses kapacitetet e nevojshme për blerje të energjisë në tregun e hapur, me një çmim mesatar prej 64.55 €/MWh, i vlefshëm për datën 01 Qershor 2025”.

“Për informacione të përditësuara mbi çmimet e tregut, konsumatorët mund të referohen në bursën zyrtare të energjisë ALPEX: https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut/. Për çdo informacion shtesë lidhur me furnizimin nga FMF ose hapat për kalim në treg të lirë, konsumatorët mund të kontaktojnë KEK në adresën zyrtare: 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢@𝐤𝐞𝐤-𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐲.𝐜𝐨𝐦”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here