Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, dhe për herë të parë në histori.
“Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros, shkruan “Gazeta Express”.
Golin e parë për kombëtaren dardane e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 30-të.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në të dytën, Ermal Krasniqi shënoi për 2-0, derisa golin e tretë e shënoi Emir Sahiti.
Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në pozitën e dytë, pas fitores së Rumanisë.
Rumania zë pozitën e parë me 12 pikë, pasi fitoi me rikthim ndaj Lituanisë.
Ndeshjet e ardhshme, Kosova i zhvillon në muajin nëntor.