div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31121 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
KQZ merr vendim që të rinumërohen votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim i KQZ-së erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Sipas këtij raporti, më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë. Pas këtyre evidentimeve, SKQZ ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të ditës së hënë, 12 janar 2026, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

Andaj, duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nëse pas rinumërimit do të vërtetohen manipulimet eventuale me votat e kandidatëve, KQZ do të procedojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Sipas KQZ-së, rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka kërkuar nga sekretariati të bëjë një verifikim të brendshëm të fletëvotimeve. Më pas me datën 12 sekretariati ka filluar të bëjë këtë verifikim, ku janë numëruar 33 vendvotime, janë verifikuar votat e kandidatëve në këto vendvotime dhe në bazë të të gjeturave ka rekomanduar tek Këshilli për Operacione Zgjedhore rinumërimin e 10 për qind të kutive të vendvotimeve në të gjithë Kosovën, kurse për 10 komuna ka rekomanduar numërimin e qind për qind të kutive në këto 10 komuna, Prizren, Ferizaj, Shtime, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Leposaviç dhe Raniullg, rinumërimi qind për qind të vendvotimeve kurse në komuna të tjera deri në 10 të vendvotimeve.  Në bazë të atij procesi të verifikimit të rezultateve ka dalë një shmangie që ka qenë shqetësuese për ne. Pra ka pasë deri 714 vota për kandidat që kanë ndryshuar gjatë verifikimit në çdo komunë të vetëm dy subjekteve, por ka pasë në disa komuna shmangie, në disa prej tyre janë normale se janë brenda kuadrit të gabimeve njerëzore, pro ka qenë shqetësuese që në disa komuna ka qenë një trend jo normal. Andaj për të siguruar transparencë dhe saktësi të procesit të numërimit që kanë ndodhur në QKN Këshilli për Operacione Zgjedhore i rekomandon KQZ-së që të miratojnë rekomandimin që në 10 komuna të bëhet rinumërimi i kutive në të gjitha vendvotimet, kurse në komuna tjera të bëhet deri në 10 për qind të kutive të numërimit”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *