div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32038 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Krimet ekonomike godasin në këtë komunë – priten arrestime për komisionerët që dyshohet se falsifikuan votat

Një aksion i ri i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikimin e rezultateve të votimit gjatë zgjedhjeve të fundit.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni është rezultat i punës disa javore hetimore, gjatë së cilës janë analizuar procesverbale, materiale zgjedhore, si dhe mospërputhje serioze mes rezultateve të deklaruara dhe të dhënave faktike nga vendvotimet.

Sipas këtyre burimeve, komisionerët tashmë janë të identifikuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një pjesë e tyre janë ftuar për intervistim, me mundësi që ndaj disa prej tyre të caktohet edhe masa e ndalimit për 48 orë, në varësi të peshës së dyshimeve dhe provave të siguruara.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente, ndërsa fokusi kryesor është manipulimi i fletëvotimeve, ndërhyrja në numërim dhe ndryshimi i rezultateve përfundimtare, veprime këto që përbëjnë vepër të rëndë penale.

Burimet theksojnë se ky aksion në Mitrovicë nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur ditë më parë dhe pritet të zgjerohet edhe në komuna të tjera.

Në kuadër të hetimeve, pritet gjithashtu sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë, dokumentacion zgjedhor dhe materiale tjera që mund të shërbejnë si prova.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Hetimet janë në zhvillim.

këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *