Vetëm një ditë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Telekomi i Kosovës është kthyer nga një ndërmarrje me 50 milionë euro borxhe në një kompani me 15 milionë euro fitim, hetuesit e Krimeve të Rënda intervistuan ish-zyrtarë të lartë të Telekomit në kuadër të një procedure hetimore të Prokurorisë Speciale. Kjo përkon me pretendimet për një “hov të ri” zhvillimi në Telekom, ndërsa institucionet e drejtësisë po hetojnë për keqpërdorime të mundshme në të kaluarën.
Siç merr vesh Gazeta Imazhi, ditën e djeshme janë intervistuar nga krimet e rënda ish kryesuesi i bordit Shpëtim Dobra dhe kryeshefja Burbuqe Hana.
Lidhur me këtë rast, Gazeta Imazhi ka kontaktuar me Telekomin, dhe pas publikimin të këtij teksti thanë se nuk janë në dijeni për ndonjë aksion të krimeve ekonomike.
“Nuk jemi në dijeni për asnjë zbarkim në Telekom”, thuhet në përgjigje.
Lidhur me këtë, Dobra është deklaruar për Insajderin ku ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Për sqarim, unë kam qenë e ftuar në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të një procedure hetimore, dhe jo si person nën hetim”, ka thënë ai.