Stadiumi “Giusseppe Meazza” në Milano, sonte është arena e kryendeshjes së javës në UEFA Champions League.
Italianët dhe anglezët ende nuk kanë humbur në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi kanë regjistruar nga dy fitore e një barazim, raporton Klankosova.tv
Është interesant fakti se “Zi-kaltërtit” barazuan në udhëtim te një ekip i Premier Ligës, Manchester City, kurse “Topçinjtë” i kanë ndarë pikët në transfertën te Atalanta e Serie A. Të dyja ndeshjet ishin mbyllur pa gola.
Por nëse kthehemi në retrospektivë, duelet ndërmjet skuadrës së qytetit italian të modës dhe asaj nga kryeqendra e Anglisë, kanë prodhuar gola me bollëk.
Pikërisht ndërmjet këtyre dy ekipeve ka ndodhur edhe njëra prej rikthimeve më të mëdha në kompeticionin kryesor të futbollit në Evropë, njofton Klankosova.tv.
Më 17 shtator të vitit 2005, Inter e shpartallonte Arsenalin midis Londrës, duke e mposhtur para tifozëve të tyre me rezultat 0-3.
Por tronditje edhe më të madhe se “Gunners”, pësojnë “Nerazzurët” rreth dy muaj më vonë, kur më 25 nëntor të po atij viti, Arsenali i udhëhequr nga legjendat franceze, në fushë Thierry Henry, e në bankinë, Arsen Wenger, deklasonte në shtëpi Interin me rezultat 1-5.
Ky duel i rivalëve të vjetër transmetohet në platform e Art Motion, në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës.