Dita e sotme do mbetet një datë e shënuar për këngëtaren Engjellusha Salihu.
Këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Mërgimin, në një ceremoni civile të mbajtur në Zvicër, aty ku çifti jeton dhe kanë nisur jetën e përbashkët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Engjellusha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortit të saj përpara ndërtesës komunale, duke mbajtur në duar dokumentin e martesës.
Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Just signed our forever” (Sapo nënshkruam përjetësinë tonë), duke bërë që ndjekësit ta uronin për këtë hap të rëndësishëm.
Ky moment vjen pas një vere të ngarkuar me dasma e angazhime artistike për këngëtaren, e cila tashmë duket se ka filluar të shijojë jetën e qetë familjare me bashkëshortin e saj.
Kujtojmë që në muajin korrik, çifti organizoi një dasmë madhështore sipas traditave shqiptare, ku morën pjesë familjarë, miq dhe emra të njohur të skenës muzikore.
Dasma u komentua gjerësisht për atmosferën, veshjet elegante dhe emocionet që përçuan Engjellusha dhe Mërgimi.
Me këtë hap të ri, duket se këngëtarja ka mbyllur me sukses një verë të ngarkuar profesionale dhe e ka nisur vjeshtën me gëzime të mëdha në jetën personale.
Urime çiftit për këtë kurorëzim të bukur dhe jetë të lumtur bashkë! /Prive By Liberta Spahiu