Një ditë para vazhdimit të seancës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë sinjale se edhe nesër propozimi i tyre, Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, s’do të ndryshojë.
Në hapjen e zyrave të reja të Postës së Kosovës në Leposaviq, Kurti duke qeshur ka thënë se ndoshta do t’u dërgojë partive një letër me kërkesën që ta votojnë Haxhiun
“Nashta me ua cu ka një letër edhe partive opozitare “votone Albulenën”, ka thënë Kurti duke qeshur.
Seanca nesër do të vazhdojë në orën 10:00. Nuk dihet nëse VV i ka siguruar numrat për Haxhiut. Në të gjitha votimet e deritashme, ajo ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa nevojiten.
Partitë qe disa herë i kanë kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë. VV po instiston në emrin e Haxhiut.