19.4 C
Pristina
E martë, 20 Maj, 2025

Kurti lavdëron Fatmir Limajn: Kthimi i Komandant Çelikut është lajm i mirë për Kuvendin

Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportet e krijuara me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kurti në një intervistë për RTK’në e lavdoi fort Limajn, duke iu referuar si “Komandant Çeliku” dhe e quajti Nismën Socialdemokrate si “parti simotër”, transmeton Gazeta Imazhi

Ai bëri të ditur se Limaj ia kishte kërkuar pozitën e kryekuvendarit, mirëpo që Kurti ia kishte refuzuar.

 

 

“Është lajm që Komandant Çeliku është kthyer në Kuvendin e Kosovës, që Nisma Socialdemokrate që do duhej të jetë parti simotër… Ia mundësoi AAK-së Fatmir Limaj që ta kalojë pragun. Pa Nismën AAK-ja do të ngelej pa prag. Unë e di që AAK-ja ankohet për Nismën.

Prandaj, domethënë, Nisma është në Kuvendin e Republikës unë kam pasë takime, takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur mirëbesimi, mirëpo s’ka pasur marrëveshje thjesht për shkak të insistimit si një lloj parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit. Unë jam në koalicion parazgjedhor me partinë ‘Guxo’”, deklaroi Kurti.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here