10.3 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Kurti, Mihali dhe e gjithë Vetëvendosja në ditëlindjen e Kusarit, nuk distancohen nga skandalet e publikuara

Ka disa ditë që shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është përballur me kritika të ashpra nga opozita për shkak të përgjimeve që iu publikuan me Radoiçiqin e Simiqin. Në këtë situatë, rastisi që ajo ta ketë ditëlindjen. Kjo ishte edhe arsyeja që zyrtarët e VV-së përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe Dejona Mihalin t’i shkojnë në zyrë për t’ia uruar ditëlindjen.

Ndonëse nga opozita vizita e VV-së tek Kusari-Lila u mor me rezerva, madje nenkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e quajti “funeral politik” për të, Kusari-Lila, ka reaguar duke falënderuar kolegët e saj publikisht për vizitën e bërë.

“Faleminderit që ishit pjesë e një dite të mbushur me urime dhe dashuri! Duke festuar jetën dhe çdo bekim që ajo sjell me njerëzit më të dashur”, shkroi ajo në FB krahas fotove të publikuara.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here