15.7 C
Pristina
E hënë, 2 Qershor, 2025

Kurti sulmon opozitën: Votuan Zajednicën e Gjykatën Speciale, por jo Albulena Haxhiun

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbrojtur të propozuarën e tij për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duke akuzuar deputetët e partive tjera pse s’po e votojnë atë.

Kurti në një fjalim pretendoi se me votimin e Haxhiut për kryeparlamentare do të respektonin popullin meqë Haxhiu është gruaja “të cilën populli e ka votuar më së shumti”.

 

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas në Vetëvendosje, Kurti ngjashëm sikurse disa deputetë të tij përmendi votat e deputetëve në të kaluarën për “Zajednicën, Gjykatën Speciale,

“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën”.

“Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, me 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018! E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena Haxhiu asnjërën prej tyre”, tha Kurti.

Këtë pjesë të fjalimit të Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje e veçoi në një postim në Facebook.

Në mes thirrjeve për themelim të institucioneve, sot dështoi sërish konstituimi i Kuvendit me këmbënguljen e Vetëvendosjes për ta bërë kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

 

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara Albulena Haxhiu në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post./Express/

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here