div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-6124 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot  me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ata kanë diskutuar për raportet në mes të dy vende dhe për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

LEXO EDHE:

“Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta. Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë. Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *