Kurti tregon çka diskutoi me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit

0
30

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas diskutimeve që ka pasur me kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, tani është takuar me kryetarin e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit.

Në takim ishin prezent edhe ministrat Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi.

Kurti, përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi u njoftua rreth punës, shërbimeve për qytetarë dhe arritjes e qeverisjeve të tyre lokale.

“Diskutuam hapur për sfidat, nevojat e kërkesat e tyre, sidomos në infrastrukturë, dhe përgatitjet që ata po bëjnë për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm dhe projektet kapitale që synojnë t’i buxhetojnë për vitin 2025”, shkroi Kurti.

Ai falënderoi kryetarët Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, drejtorët dhe stafin e tyre për përkushtimin dhe angazhimin e dëshmuar, sipas tij, për qeverisje të mirë e të drejtë, dhe për bashkëpunimin me Qeverinë në shërbim të interesave të komunave që drejtojnë dhe qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here