Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme për vrasjen e rëndë të 59-vjeçarit, Enver Bajraktarit në komunën e Lipjanit, raporton GazetaDemos.
Sipas familjarit të të njëjtit, i cili foli për media, Bajraktari u gjet fillimisht i varrosur nga fshatarët e fshatit Baicë, të cilët kishin dalë në kërkim të tij, në momentin kur familja kishte vërejtur se tashmë i ndjeri ishte zhdukur.
“Rreth orës 16:00 familjarët thonë që e ka lëshuar lopën ai. Pas orës 17:30-18:00, lopa është kthyer te shpëpija, por është kthyer vetëm, pa çoban. Kanë tentuar me e thirr në telefon, por më s’kan mujtë me pas kontakt. Kanë thirr nëpër mixhallar, nëpër këto restorantet që i kemi ne këtu, s’është kurrkund. Kur e kanë pa [familjarët] që s’është kurrkund, pas orës 20:00-21:00 ka filluar publikisht krejt fshati me kërku nëpër male, nëpër rrethinë, atje te ura poshtë, gjithkah”.
I pyetur se si e morën vesh që ai ishte përafërsisht lokacioni ku ndodhej tashmë i ndjeri, ai tha se për këtë e ndihmuan kamerat e shtëpisë së vëllait të tij.
“Kanë hy me vëzhgu. I kanë thirr vëzhguesit e kamerave, përmes shtëpisë së vëllit të tij, e kanë gjetë që lëvizja e fundit ka qenë që ka ardhë deri qëtu te kjo shtëpija këtu e vogël, tani në bazë të saj, kanë ardhë kanë kërkuar qëtu në terren. Ata djemt që kanë ardhë deri te gjurmët e të ndjerit, kanë ardhë duke lyp përmes shtagës që e ruan lopën, tani aty e kanë parë që ka zvarritje të kallamoqit”.
“Aty kur e kanë parë kallamoqin, kanë shkruar deri te gjurmët e tij. E kanë vërejtur dheun e sapo vendosur, edhe msiri përmbi ishte mbjell. Kur e kanë hap varrin, i kanë parë dërrasat, dhe nër to e kanë vërejtur se është edhe një kufomë. Prejt aty ka ndërhyrë Policia”, tha ai.
Sipas tij, viktima ’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë, teksa shtoi se i njëjti la pas vetës 4 fëmijë.