Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur entuziaste në një fotografi të publikuar përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë që Kuvendi është në një krizë të thellë.
Në foto, ajo shfaqet pranë kryetarit të partisë, Albin Kurti, dhe kolegëve të saj deputetë.
Llalloshi, e cila është për herë të parë deputete, ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Për artin-kulturën po bëhet mirë, e për Kosovën edhe më mirë…”.
Megjithatë, përkundër entuziazmit publik të deputetëve të VV-së, realiteti politik mbetet ndryshe. .
Kosova po vazhdon të jetë pa Kuvend të konstituuar. Përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar disa herë, meqë Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme për kandidatin e saj.
Pavarësisht këtyre pengesave të vazhdueshme, VV nuk ka ndryshuar qasjen dhe as kandidaturën, duke e thelluar ngërçin, ndërkohë që partitë e tjera s’po ia votojnë Albulena Haxhiun.