37.5 C
Pristina
E premte, 25 Korrik, 2025

Ky është 54-vjeçari që u gjet i vdekur në Veri, dyshohet për vetëvarje

Një rast i rëndë është shënuar në fshatin Varag të Zubin Potokut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana të dyshimta.

Sipas informatave zyrtare, sot, rreth orës 13:25, QKMF-Zubin Potok ka njoftuar Policinë për një rast të dyshuar të vetëvarjes. Njësitet patrulluese dhe ato hetimore, bashkë me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.

Viktima është identifikuar si Blazo Radovanoviq, rreth 54-vjeçar, raporton Sinjali.

Sipas ekipit mjekësor, ai është gjetur i varur me litar në ballkonin e një shtëpie të pabanuar, në pronësi të tij. Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Hetuesit kanë marrë deklaratën e një dëshmitari, i cili ka thënë se e kishte parë për herë të fundit viktimën më 27 maj rreth orës 17:00, ndërsa mëngjesin e sotëm, rreth orës 13:15, e kishte gjetur të varur në ballkon.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here