Një person dyshohet të jetë mbytur në Liqenin e Ujmanit. Policia ka konfirmuar se një person është hedhur nga ura e liqenit dhe nuk ka dalë më nga uji.
Sipas mediave lokale, ai është mërgimtari Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.
Shefi i policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Petrit Fejza tha për Insajderin se ende nuk është gjetur trupi i tij.
Ai bëri të ditur se në vend ngjarje kanë dal të gjitha ekipet dhe janë duke e kërkuar trupin e tij në liqe.
“Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.”, tha ai.