div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-18491 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ky është polici që grushtoi policin brenda stacionit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot brenda ambientit të Policisë në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë detyrës. Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se personi që dyshohet për këtë sulm është Leogzim Klinaku, zyrtar në Stacionin Policor “Jugu” në kuadër të DPK – DRP Prishtinë.

Sipas informatave të para, incidenti ka ndodhur në oborrin e stacionit, në momentin kur viktima ishte duke nxjerrë një veturë jashtë rrethojës. Në atë çast, Klinaku, i cili ndodhej në portë, i është afruar kolegut të tij dhe, sipas dëshmive, e ka grushtuar disa herë, duke e lënë të lënduar.

Lidhur me këtë rast, ai do të hetohet për veprën “Sulmi” sipas nenit 184 të Kodit Penal. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndaj tij është marrë masa e suspendimit apo arrestimit.

Prokuroria dhe Inspektorati Policor pritet të vendosin mbi masat e mëtejshme ndaj zyrtarit Klinaku, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim brenda radhëve të Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *