Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës u arrestua mbrëmë në Mitrovicë nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Bëhet fjalë për Murat Latifin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.
Sipas burimeve të Sinjalit, Latifi dyshohet se u ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme familjes Gerbeshi, në një rast of e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit, ka kryer edhe veprën penale të “Zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.
Pjesëtari i Njësisë Speciale është shoqëruar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.