-2.4 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ky fat mund ti pres Kosovën dhe Shqipërinë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin

Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm dhe njëri prej skenarëve mund të jetë edhe përballja vëllazërore mes dy vendeve.

Kjo mund të ndodhë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin.

Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, më saktësisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe i përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Pra, nga secila vazo do të përfundojë në të njëjtin grup nga një Kombëtare.

E në këtë rast, nga vazoja e tretë mund ta shohim Shqipërinë e nga e katërta Kosovën.

Natyrisht, do të ishte interesante t’i shohim duke u ballafaquar në ndeshje të rëndësishme dy Kombëtaret shqiptare, të cilat deri tash janë përballur disa herë vetëm në ndeshje miqësore.

Kualifikimet evropiane për Botërorin 2026 do të nisin në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë me “play-off”, që do të mbahet në mars 2026.

Kombëtaret do të përfundojnë në 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe në shortin që do të hidhet në Zurich më 13 dhjetor, me sistemin tradicional të ndeshjeve, në shtëpi dhe në udhëtim.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet pas më pak se dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

E katër Kombëtaret e mbetura do ta prejnë biletën e Botërorit përmes “play-off”-it, i cili do t’i përfshijë 12 ekipet që do të përfundojnë në vend të dytë në grupet përkatëse.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here