-0.3 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Lajçaku i kërkoi takim, Osmani e refuzoi – ky është arsyetimi i Presidencës

Presidentja Vjosa Osmani nuk u takua me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Çeki.

Lajçak, i cili e ka cilësuar të rëndësishëm takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar ta takojë edhe Vjosa Osmanin atje, por presidentja e Kosovës ka refuzuar.

Këshilltari për media nga Zyra e Presidencës, Bekim Kupina ka thënë se për shkak të agjendës së ngjeshur të presidentes Osmani ka qenë e pamundur të realizohet takimi.

“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, tha Kupina.

Ndërkaq, Lajçak shkroi sot për angazhimet e tij në konferencën e sigurisë, Globsec, duke treguar se është takuar me të angazhuarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe Vuçiqin.

Takimin me të parin e konsideroi si “moment kryesor” dhe “konfirmim të partneritetit”, ndërsa me presidentin serb tha se foli “për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme”.

Ndërmjetësi europian paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën pasi të ndalet shkurtimisht në Bruksel dhe pasi të marrë pjesë nē Forumin Strategjik të Bledit.

Në Prishtinë, ai tha se do të vijë “për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here