Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK.

“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë”, ka deklaruar Gashi.

“Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”.

Numërohen mbi 50 për qind të votave në Mitrovicë, Faton Peci drejt fitorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 50 për qind të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në bazë të rezultatit aktual, Faton Peci i LVV’së po prin me 8,336 vota apo 52,94 për qind të tyre.

Ndërkaq, Arian Tahiri i PDK’së ka marrë 7,411 vota apo 47,06 për qind të tyre.

Në bazë të këtij rezultati, Peci po prin me 925 vota. /Insajderi.org/

KQZ publikon rezultatet e para për Fushë Kosovë – kjo parti po prin bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur tashmë të publikojë rezultatet e para nga raundi i dytë i zgjedhjeve.

Në komunën e Fushë Kosovës,, atje ku po garojnë Besnik Osmani nga LDK, dhe Valon Prebreza nga VV, janë dhënë 11,86%)

Nga këto të dhëna, Prebreza  ka marrë 59,17%%, ndërsa Osmani për momentin ka 40,83%.

Për përditësimet e fundit, linku KËTU:

Numërohen mbi 20% e votave në Prishtinë, garë e ngushtë mes Përparim Ramës e Hajrulla Çekut

Në Komunën e Prishtinës janë numër mbi 20 përqind e votave, përkatësisht nga rreth 60 vendvotime.

Nga numërimi i deritashëm, Përparim Rama po prin me 51.13 % apo 8 mijë e 963 vota.

Hajrulla Çeku ka 48.87% apo 8 mijë e 568 vota.

Reagon Bajrami e LDK-së: Rama vazhdon punën, Kurti ta blejë biletën drejt Oslos

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama triumfoi sërish sipas rezultateve të Exit Poll-it dhe atyre preliminare të KQZ-së.

Lajmit i është gëzuar deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami e cila tha se Përparim Rama e vazhdon punën ndërsa Albin Kurti “mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo”.

“Po pra, fitoi Prishtina, fitoi Kosova, fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës!

Përparim Rama vazhdon punën e Albin Kurti mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo!

Urime, Prishtinë”, ka shkruar deputetja

 

Rezultatet e para të KQZ-së, garë e ngushtë në Vushtrri mes Ferit Idrizit e Sylejman Mehollit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e sotme.

Në Vushtrri deri tash janë numëruar gjashtë kuti, ku gara është tejet e ngushtë mes dy kandidatëve.

Aktualisht i pari renditet Ferit Idrizi i PDK-së me 51.35%, kurse i dyti Sylejman Meholli me 48.65%.

Exit Polli: Alban Hyseni fiton në Gjilan

Alban Hyseni i VV-së, ka fituar në Gjilan sipas EXIT POLL-it të realizuar në TV Dukagjini

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në TV Dukagjini.

Nis numërimi i votave në 18 komuna: Ja ku mund t’i përcillni në kohë reale

Publikimi i votave në 18 komunat që kanë shkuar në balotazh ka nisur.

Rubrika për numërim është hapur në uebfaqen e KQZ-së.

Në këtë link mund t’i ndiqni në kohë real:

KLIKO KËTU.

KQZ nis publikimin e rezultateve, këto janë votat e para në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e sotme.

Në Prishtinë deri tash janë numëruar katër kuti, ku prin Përparim Rama me 52.90%.

Hajrulla Çeku ndërkohë ka 47.10%.