Arrestohet i dyshuari për krimin e dyfishtë në Golluboc

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

 

 

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Sot do të varroset 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht

Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.

25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.

Deputeti i VV-së: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se propozimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, ka qenë kompromis që e kanë bërë për formimin e një qeverie deri në pranverë dhe për ta votuar buxhetin e vitin 2026.

Ai ka thënë se ata kanë mundur të mos japin emrin e dytë dhe vendi të shkojë në zgjedhje, që sipas tij në këtë kohë ku siç ka thënë ai PDK e LDK vet “gati sa nuk i kanë bashkuar zyrat”, LVV-së i konvenojnë zgjedhjet

“Përtej secilës parti politike Glauk Konjufca, është më unifikuesi dhe propozimi është i thjesht, kjo është një solucion deri në zgjedhjet e radhës që vijnë për shkak të presidentit. Tregon një karakter tepër altruist të Albin Kurtit. Kemi mundur të mos dërgojmë mandatar tjetër dhe vendi të shkojë në zgjedhje dhe të rrezikohej buxheti 2026. Ne kemi dhënë këtë si opsion i cili është i dhimbshëm për neve, për shkak se në këtë pozicion ku PDK –ja e LDK-ja gati sa nuk i kanë bashkuar zyrat, për neve është e favorshme për me shkua në zgjedhje. Kurrë nuk ka qenë më e qartë për popullin që PDK-ja e LDK-janë të njëjtë”, ka thënë Bajrami në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se opozita nuk është pa përgjegjësi për situatën aktuale, pasi sipas tij janë barrikaduar dhe kanë krijuar zëdhënsin e ri, Fatmir Limajn.

Opozita janë barrikaduar edhe e kanë krijuar edhe zëdhënësin e tyre, Fatmir Limajn që po thotë tash se opozita duhet me shkua krejt bashkë në zgjedhje. Na po lutemi që ata me shku krejt bashkë,qysh u kanë ajo shprehje e Glauk Konjufcës, ‘për dore ata krejt bashkë i mundim të gjithë’”, ka thënë Bajrami.

Arbër Rexhaj lavdëron Albin Kurtin: E do Kosovën më shumë se veten
Deputeti i VV-së thekson se përkushtimi i Kurtit për vendin siguron fitore për Kosovën.
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka vlerësuar publikisht udhëheqësin e partisë, Albin Kurti, duke thënë se ai e do Kosovën më shumë se veten. Sipas Rexhajt, kjo pasqyron përkushtimin e Kurtit për të vendosur interesin e vendit mbi interesin personal.

“Prandaj, kështu veç Kosova fiton,” ka theksuar Rexhaj, duke shtuar se vendosmëria e liderit të VV-së garanton përparim dhe stabilitet për qytetarët e vendit. Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështjet e zhvillimit dhe politikave qeverisëse janë në fokus të opinionit publik, duke nxjerrë në pah figurën e Kurtit si një lider që prioritizon shtetin mbi gjithçka tjetër.

Pas vdekjes tragjike në Tetovë, babai i Daorsës përcjell mesazhin më të dhimbshëm

Ka reaguar me dhimbje babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë.

Përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, Arbër Spahija shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.

E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

Lidhur me rastin, gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

E konfirmon KFOR-i: Xhandarmëria serbe hyri në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka konfirmuar se disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur në territorin e Kosovës në tetor të këtij viti.

Përmes një përgjigje, KFOR-i ka konfirmuar se individë të xhandarmërisë serbe e kanë kaluar Vijën Kufitare Administrative në Metergoc në Podujevë.

Ngjarja kishte ndodhur më 15 tetor të këtij viti.

“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve. Sapo kuptuan se kishin kaluar Vijën Kufitare Administrative (ABL), ata u kthyen menjëherë në anën e Vijës Kufitare Administrative të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për KlanKosovën.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihen pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Përpos më 15 tetor, anëtarë të xhandarmërisë serbe dyshohet se u futën në Kosovë edhe më 1 nëntor.

Në pikën zero në Leposaviq, xhandarmëria serbe dyshohet se plagosi dhe rrëmbeu shtetasin e Kosovës, Millosh Vukashinoviq.

Publikohen pamjet: Ushtarët serbë hynë në Kosovë

E reja që u gjet e vdekur në Tetovë do të varroset nesër në Gjakovë

Nesër i jepet lamtumira e fundit studentes së mjekësisë Daorsa Spahija, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë.

Ky medium raporton se e ndjera ishte në “në përfundim të studimeve dhe e gatshme për t’u kthyer në vendin e saj për të dhënë kontribut në shërbim të shëndetësisë”.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e premte), në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

“Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty…” – postimi prekës i bashkëshortes së Driton Morinës, i cili sot u vra në Malishevë nga dhëndri i tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhëndri i tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti familjar, ku dhëndri, Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Driton dhe Naim Morina, duke u marrë jetën atyre në vendngjarje.

Tragjedia ka lënë të shokuar familjarët, të afërmit dhe gjithë qytetarët

Në rrjete sociale, bashkëshortja e Driton Morinës, Arjeta Morina, ka ndarë një mesazh që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të ndjerë, të cilin e ka shoqëruar me fjalët: “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot. O jeta jem bre.”

Krasniqi: Kurti i harroi studentët për pesë vite, tani po përpiqet t’i mashtrojë me 100 euro
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti duke thënë se për pesë vite qeverisje i ka harruar studentët, ndërsa tri ditë para zgjedhjeve ka tentuar “t’i mashtrojë me 100 euro”.
Por Krasniqi thotë se studentët nuk mashtrohen kaq lehtë, “ata bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”, shprehet ai.

Reagimi i tij i plotë

Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.

Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.

Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!

E konfirmon VV-ja: Konjufca e bën qeverinë

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, ka folur në Ditar nga Pandi Gjata në A2 CNN mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë, duke konfirmuar se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht.

“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”.

Ajo shtoi se “LDK-ja është shkëputur nga elektorati i saj”, ndërsa për Fatmir Limajn tha se negociatat dështuan sepse “kërkoi më shumë se sa ia dha populli”.

Sipas saj, Vetëvendosja nuk pranon pazare për poste, ambasada apo tenderë. Duke folur për mandatin e dytë të Konjufcës, Haxhiu u shpreh optimiste se votat mund të sigurohen, “nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive”.

Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e presidentes Osmani, e cila “ka vepruar në përputhje me Kushtetutën” për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme.

Haxhiu foli edhe për çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, duke zbuluar se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e tyre nga paraburgimi. “Ne kemi dhënë garanci për kthimin e tyre në Kosovë dhe respektimin e vendimeve të gjykatës. Ata mbahen padrejtësisht, dhe pas përfundimit të dëshmive të prokurorisë nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojnë në paraburgim”, theksoi ajo, duke shtuar se “Kosova ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e tyre”.

Haxhiu tha se përpjekjet e qeverisë janë bërë “në heshtje, sepse puna e mirë bëhet pa zhurmë”, ndërsa akuzat e opozitës i quajti “të pabaza”.

Ajo vlerësoi edhe fitoret e kandidatëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe deklaroi besim të plotë në suksesin e Vetëvendosjes në balotazhin e së dielës, veçanërisht në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren.