Vuçiq: Nëse e sanksionojmë Rusinë dhe e njohim Kosovën pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel ka treguar se si Serbia nesër do të mund të pranohej në Bashkimin Evropian.

Sipas liderit serb, Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”.

Por sipas deklarimit të tij, një gjë të tillë nuk ka në mend të bëj.

“Por nuk e bëj”, është shprehur Vuçiq.

Valon Syla: Albin Kurti i “tutet” burgut dhe Listës së Zezë

Analisti Valon Syla ka reaguar pas nominimit të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë, duke thënë se Albin Kurti po përpiqet të mashtrojë publikun për të fituar kohë deri në përfundim të balotazheve lokale.

Syla ka vlerësuar se VV nuk i ka numrat në Kuvend dhe se nominimi i Konjufcës është vetëm për të shmangur zgjedhjet e reja.

 

 

Ai i bëri thirrje Presidentes të veprojë sipas Kushtetutës dhe opozitës të mos bjerë në “kurthin politik” të Kurtit, duke theksuar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për vendin.

 

 

 

Avioni në SHBA shpërthen në flakë pas ngritjes – humbin jetën 7 persona, 11 të tjerë të plagosur

Shtatë persona humbën jetën dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën kur një aeroplan mallrash i kompanisë UPS u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali, mbrëmjen e së martës.

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, deklaroi se tre anëtarët e ekuipazhit ndoshta janë mes viktimave. “Kushdo që ka parë imazhet e përplasjes e di se sa i dhunshëm ishte ky incident”, deklaroi ai.

Fluturimi 2976 i UPS, me destinacion Honolulu, Hawaii, transportonte rreth 38,000 gallonë (144,000 litra) karburant kur doli nga pista dhe goditi disa ndërtesa aty pranë, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe re të dendura tymi.

Zjarri përfshiu të paktën dy biznese afër aeroportit, përfshirë një kompani riciklimi nafte. Autoritetet shpallën fillimisht një urdhër strehimi për banorët brenda një rrezeje prej pesë miljesh për shkak të rrezikut nga ndotja dhe shpërthime të mundshme, i cili më pas u reduktua në një milje.

Shefi i zjarrfikësve të Louisville, Brian O’Neill, tha se zjarri është “pothuajse nën kontroll”, por ekipet po vijojnë kërkimet për viktima të tjera. “Na duhen qindra persona për ta izoluar dhe për ta shuar plotësisht një zjarr të kësaj shkalle, shtoi ai.

Të gjitha fluturimet e nisjes në aeroport u anuluan, ndërsa vendi i rrëzimit do të mbetet “skenë aktive për disa ditë”, sipas policisë lokale.

Guvernatori Beshear u kërkoi qytetarëve të mos afrohen në zonë, duke paralajmëruar për rrezikun e materialeve të ndezshme. Ai tha se Byroja Kombëtare e Sigurisë së Transportit (NTSB) do të drejtojë hetimin mbi shkaqet e aksidentit, me ekipin hetimor që pritet të mbërrijë në Kentucky këtë të mërkurë (5 nëntor).

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur se ngjarja është evidentuar më 04.11.2025, kur fillimisht në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë është paraqitur një person i plagosur, i cili më pas është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK.

Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura.

Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet po vazhdojnë.

Pas dekretimit të Konjufcës – kaq ditë ka afat për të formuar qeverinë

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se mandatari i ri për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor për ta paraqitur në Kuvend kabinetin dhe programin qeverisës, si dhe për të siguruar të paktën 61 vota për miratim. Nëse deri atëherë nuk arrihet votimi me sukses, më 20 nëntor Presidentja e Kosovës duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Sipas tij, Kushtetuta përcakton që zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta shpallur datën nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit.

Në bazë të këtyre afateve, Cakolli thotë se datat më të mundshme për zgjedhjet janë 21 ose 28 dhjetori.

“Megjithatë, nëse procesi dështon më herët, ato mund të mbahen edhe më 14 dhjetor, ndërsa në rast të vonesës në shpalljen e datës, zgjedhjet mund të shtyhen deri më 4 janar”.

Arian Tahiri: Na janë bashkuar edhe aktivistë të VV’së

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, Arian Tahiri, ka deklaruar se edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po i bashkohen atij.

Tahiri këtë e ka deklaruar në emisionin ‘Pressing’ në T7, duke njoftuar edhe se do të ketë koalicion edhe me Nismën Socialdemokrate, shkruan Insajderi.

“Çdo ditë janë duke u bashku në qëllimin tonë të përbashkët, në një mision për t’i shërbyer qytetit të Mitrovicës. Me AKR kemi qenë bashkërisht që nga dita e parë, ndërsa na janë bashkuar edhe LDK, AAK dhe partia turke në qytetin e Mitrovicës, gjithashtu është bashku edhe Nisma Socialdemokrate. Pothuajse gjithë spektri politik është bashkuar në misionin për t’i shërbyer qytetarit të Mitrovicës”, ka deklaruar ai.

“Qëllimi im si udhëheqës i kësaj fushate është t’i bashkoj qytetarët e Mitrovicës jo kundër dikuj, por t’i bashkoj me qëllim të angazhimit, energjisë për qytetin tonë. Gjithashtu ka pjesë edhe nga e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivista, pjesa tjetër që na bashkohen, na mbështesin. Ka aktivistë edhe nga VV edhe nga subjekte të tjera që na bashkohen”, vijon Tahiri.

Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e baliotazhit), edhe pas të dielës.

“Duke hequr në njërën anë emrin e z. Konjufca, ju e patë qëndrimin e z. Kurti. Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu?”

“Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë”.

Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem.

Mehmetaj: Vjosa Osmani është një servile e padijshme

Gazetari Lirim mehmetaj e ka quajtur presidentën Vjosa Osmani si servile.

“A mundet Vjosa Osmani të na tregojë cili është kriteri mbizotërues që e ka gjetur për t’ia dhënë mandatarin Glauk Konjufcës, kur Lëvizja Vetëvendosje publikisht e ka pranuar se nuk i ka votat për ta zgjedhur qeverinë?”, pyeti Mehmeti.

I plotë pa ndërhyrje:

Vjosa Osmani ka mundësi është veç servile, ka mundësi veç nuk din – edhe pse unë besoj se i ka të dyja, madje kjo e dyta është parakusht për ta pasur të paren.

Ajo, iu referua nenit 95 të kushtetutës për të arsyetuar dhënien e mandatarit për formimin e Qeverisë sërish Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, se përmes këtij nenit ajo s’ka mundur ta bëjë sot këtë është e qartë lot, sepse e kemi Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese pikërisht për këtë çështje, të cilin mund ta gjeni lehtësisht në internet.

Te pjesa Interpretimi Nenit 95, paragrafit 4, të Kushtetutës”, pika 94 thotë:

“Pasi qe, sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e Presidentit të ruajë stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet”.

Pra, “të gjejë kritere mbizotëruese”.

A mundet Vjosa Osmani të na tregojë cili është kriteri mbizotërues që e ka gjetur për t’ia dhënë mandatarin Glauk Konjufcës, kur Lëvizja Vetëvendosje publikisht e ka pranuar se nuk i ka votat për ta zgjedhur qeverinë?

Çka i bie kriter mbizotërues?

Për shembull, nëse sot Vetëvendosja ia kish dërgu së paku 61 nënshkrime të deputetëve.

Ky është kriter mbizotërues.

A jemi në këtë situatë?

JO.

Pra, çka është Vjosa Osmani.

Një servile e padijshme.

Gara për Prishtinën, Mërgim Lushtaku befason me përgjigjen se për kë duhet të votojë elektorati i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “Fokusi n’Komuna”, ka dhënë një deklaratë interesante sa i përket balotazhit të 9 nëntorit, shkruan Gazeta Infokus.

Lushtaku tha se votuesit dhe përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës të dielën që edhe do të mbahen zgjedhjet më përpara do të flejnë ende se që dalin të votojnë kandidatët që janë në balotazh për Prishtinës.“Votuesi i PDK-së të dielën ma para flen se sa që del me votu Hajrullah Çekun ose Përparim Ramën”, ka deklaruar Lushtaku.

Ndryshe në balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinës në garë për kryetar të kësaj komune janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama si dhe kandidati i Lëvizjes Vetevendosje, Hajrullah Çeku.

Më poshtë mund të ndiqni live emisionin “Fokusi n’Komuna”./Gazeta Infokus/

 

 

Përjashtimi i Lladrovcit nga PDK? Reagon Mërgim Lushtaku me një përgjigje befasuese
Deputeti i Partidë Demokratike të Kosovës në emisionin “Fokusi n’Komuna”, ka dhënë një deklaratë befasuese, shkruan Gazeta Infokus.

Lushtaku tha se nuk është për që partia e tij të përjashtojë kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcit

Unë nuk jam për që PDK me përjashtu Ramiz Lladrovcin”, ka deklaruar Lushtaku në Infokus.

Më poshtë mund të ndiqni live emisionin “Fokusi n’Komuna”./Gazeta Infokus/