Hoti i reagon Osmanit: Gjasat për Konjufcën mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e Listës Serbe

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila se tha se e ka mandatuar Glauk Konjufcën për ta formuar Qeverinë e re, meqë është bindur se i ka gjasat për ta formuar shumicën e nevojshme. 

Hoti ka thënë se Osmani e ka marrë përgjigjen nga partitë se nuk ka gjasa që deputetët e tyre të votojnë asnjë mandatar tjetër, duke shtuar se gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe, shkruan Reporteri.net.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër. Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka”, ka shkruar Hoti.

Osmani tha se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, teksa tha se edhe ajo është bindur se i kanë gjasat për formimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Konjufca me të cilin sapo e përfundova takimin, kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre, ju takon atyre ti bëjnë votat, mua më takon të bindem se kanë gjasa. Mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetuetes”, tha Osmani.

Formimi i ‘Qeverisë Konjufca’, Presidentja ka një kërkes për deputetët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë parasysh formimin e qeverisë.

Sipas Osmanit, është e rëndësishme që të Kosova t’i ketë institucionet, pasi është periudhe e ndjeshme për vendin tonë, përfshirë kërcënimet ndaj sovranitetit nga Serbia.

Tutje, Osmani shtoi se të gjitha veprimet që ajo po ndërmerr janë në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues, shkruan klankosova.

“Mendoj që është e rëndësishme që në një periudhe kaq të ndjeshme në vendin tonë, përfshirë kërcënimet ndaj sovranitetit tonë nga Serbia, që ne të gjejmë rrugën përpara, që partitë politike shpresoj që të gjejnë mundësinë që në ditët në vijmë të kalohet plani i rritjes dhe së paku zgjatja buxhetore. Ka mundësi që të bëhen gjëra të mira për këtë vend. Shpresoj shumë që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta kenë këtë parasysh. Të gjitha veprimet që po ndërmarr janë vetëm e vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues dhe sigurimit të mirëqenies së qytetasve tanë që duhet të jenë prioritet”, tha Osmani.

Ndër tjerash, Osmani tha se qytetarët kanë humbur mjaftueshëm me moskrijimin e institucioneve, dhe se verdiktin final e japin 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Në këtë drejtim si presidente kam përgjegjësinë që të gjej kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re që të shmangen zgjedhjet. Qytetarët kanë humbur mjaftueshëm nga moskrijimi i institucioneve, dhe përtej paragjykimeve politike si presidente e Republikës e verdiktin final e japin 120 deputetet e Republikës së Kosovës që e kanë vullnetin e lirë të votojnë ashtu siç duan vetë.  Mendoj që është interes i përgjithshëm që të kemi institucione. Po flasim për 1 miliardë euro të cilat nuk guxojmë t’i humbasin”, tha Osmani

Osmani për mandatimin e Konjufcës: Më kanë bindur se i kanë gjasat për Qeverinë e re

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Ajo u pyet se çfarë granci mori nga Vetëvendosje nëse i ka numrat në Kuvendin e Kosovës.

“Garanca jepet në Kuvend, ndërsa gjasat jepent te unë në zyre”

“Kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, u takon atyre që t’i bëjnë votat dhe mua më takon që të bindem që i kanë gjasat dhe mua më kanë bindur” – ka thënë ajo.

Presidentja dekreton Konjufcën si mandatar për Kryeministër – ja sa ditë ka afat Kuvendi për ta votuar Qeverinë

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, shkruan Reporteri.net.

Sikurse mandatari i parë, edhe Konjufca ka 15 ditë afat për votim në Kuvend. Osmani tha se mandatimi i tij është bërë në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kemi propozim tjetër, përvec propozimit që ka ardh nga partia e parë për ta mandatuar z.Konjufca. Kam mandatuar z. Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër”, tha Osmani.

Ajo tha se nuk ka pasur propozim nga partitë tjera për mandatar.

“Në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa…Garanca jepet në Kuvend, prandaj edhe kërkohen votat aty”, shtoi Osmani.

“Të gjitha veprimet që po ndërmarrë, janë vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues, të forcimit të institucioneve demokratike dhe sigurimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Osmani mandaton Konjufcën për kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Osmani ka thënë se është detyrim i saj kushtetues e ligjor mandatimi i propozimit të partive politike për kryeministër.

“Është një obligim kushtetues duke u bazuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës. Diskrecioni i vetëm i kreut të shtetit vjen kur kemi dy apo më shumë propozime, në këtë rast kemi vetëm propozimin për Glauk Konjufcën. Rrjedhimisht, sot kam mandatuar Konjucfën si kandaidat tjetër për kryeministër”, është deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se e ka mandatuar Konjufcën me qëllim që të shmangen zgjedhjet.

Lajmi në përditësim…

Incidenti në Veri, reagon Kurti – akuzon Vuçiqin

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe.

Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i rrezikuar për jetë është shtetas i Republikës së Kosovës, gjithçka tregon që e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq”.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që nga atëherë në asistencë dhe me KFOR-in dhe po kryhen procedurat hetimore”, shtoi Kurti, transmeton Express.

“Fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta, që kanë qëllim destabilizimin e Kosovës…”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Propozimi i Konjufcës për kryeministër, Vjosa Osmani me një vendim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot (4 nëntor 2025), në orën 19:00, një konferencë të jashtëzakonshme për media në kabinetin e saj.

Konferenca vjen pas përfundimit të raundit të takimeve konsultative që Presidentja ka zhvilluar gjatë ditës me liderët e partive politike, në kuadër të situatës aktuale për formimin e qeverisë së re.

Në këtë konferencë pritet që Presidentja Osmani të sqarojë hapat e ardhshëm kushtetues dhe vendimin e saj lidhur me procesin e mandatimit për kryeministër.

Haxhi Avdyli: Ose Glauku Kryeministër ose 51%
Deputeti i Vetëvendosjes Haxhi Avdyli, ashtu si shumë eksponent të Vetëvendosjes ka ardhur në konkluzion, se ose duhet të votohet Glauk Konjufca për Kryeministër, ose qytetarët do ta votojnë Vetëvendosjes 51%.

E plotë:
Kryeministri në ardhje Glauk Konjufca do jetë Kryeministër për evitimin e një palë zgjedhjeve e panevojshme dhe evitimin e mbetjes së shtetit pa buxhet përkitazi mbetjen e qytetarëve pa paga.

Kosova ka nevojë për lider që bëjnë kompromis dhe nuk e djegin shtëpinë për ego. I tillë u tregua sot Albin Kurti.

Tani, topi është te opozita.

E nëse nuk ka reagime pozitive drejt zhbllokimit, topi do kthehet te ju qytetarë që të vendosni me votën tuaj për zhbllokim.

E trishtë: Nesër i jepet lamtumira e fundit profesorit të njohur

Pas një sëmundjeje të rëndë, të hënën është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare Prof. Dr. Faton Kabashi, nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

I ndjeri ishte profesor në UBT, si dhe mësimdhënës i matematikës në gjimnazin “Loyola” në Prizren. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë te kolegët dhe nxënësit e tij.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet nesër (e mërkurë), në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Opozita e fitoi betejën me eliminimin e Kurtit” – Milazim Krasniqi kërkon mbështetje për Konjufcën
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas propozimit të mandatarit të ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pjesa e opozitës që dikur ishte e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, duhet të shqyrtojë mundësinë për ta mbështetur atë si kryeministër.

“Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga Konjufca do të mund të sillte edhe rirreshtime e fërkime brenda Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/