Kurti propozon Glaukun për kryeministër, vetveten për…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar të martën Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Propozimin, ai e bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Dua të bëj një propozim të menduar mirë. E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim, sepse për Lëvizjen Vetëvendosje kurrë nuk ka për të vendosur ndonjë subjekt tjetër”, tha Kurti në mbledhjen e KP të Vetëvendosjes.

“Pas diskutimeve të zhvilluara në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, unë si kryetar do të propozojë që mandatin për formimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, aktivistit, shokut e mikut, Glauk Konjufca”, tha ai.

Kurti tha se këtë propozim e bën për shkak të vlerësimit të madh që kanë të gjithë për Glauk Konjufcën.

Kurti, po ashtu e propozoi vetveten për ministër të Jashtëm në qeverinë ku mandatar për kryeministër e propozoi Konjufcën.

“Unë marrë vendin e Glaukut, e Glauku timin”, tha kryetari i Vetëvendosjes.

Kurti e paraqiti propozimin e Konjufcës si mandatar për kryeministër si një hap kompromisi në mënyrë që opozita të votojë qeverinë e re, të cilën nuk do ta drejtonte ai.

Glauk Konjufca për mandatarin: Do ta mësoni kur të zbres poshtë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufa nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se emri i tij është përmendur që të jetë për mandatar të ri për kryeministër.

Ai teksa hyri në zyrat e VV-së, atje ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se “Do ta mësoni kur të zbresë poshtë”.

Kush do të jetë mandatari i ri për kryeministër? Flasin nga VV-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk kanë thënë nëse Albin Kurti do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër apo do të ketë një emër tjetër.

“Pas mbledhjes së Këshillit, Këshilli e vendos”, tha shkurt ajo teksa hyri në zyrat e Vetëvendosjes ku edhe do të mbahet pas pak mbledhja e Këshillit të Vetëvendosjes.

Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.

Takimi është mbajtur një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot për të caktuar mandatarin e ri për kryeministër.

Në rendin e ditë të kësaj mbledhje që ka siguruar Tëvë1 mbledhja do të mbahet nga ora 12:00.

Të dielën Qeveria Kurti III nuk mori votat e mjaftueshme në Kuvend.

Partitë ish-opozitare kanë thënë se nuk do të provojnë të formojnë qeveri, duke kërkuar zgjedhje.

Në takimin e presidentes Osmani me liderët e partive politike nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Aty u tha se Kurti kërkoi që të provojë edhe një herë formimin e qeverisë.

Nga LVV kanë thënë se nuk kanë mandatar tjetër pos Kurti për kryeministër, ndërsa sipas njohësve të Kushtetutës, Kurti nuk i lejohet në këtë moment të jetë mandatar.

Familja e Hashim Thaçit del publikisht në përkrahje të Përparim Ramës për zgjedhjet e së dielës

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se nga sot, ai dhe familja e tij e mbështesin Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky, vendim, sipas tij, vjen për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet më të vështira.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,
Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë.

Faleminderit të gjithë votuesve që më kanë mbështetur në garën time të parë për Asamble, ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë.

Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen!

Ministrja Rizvanolli: Ky ishte lajmi i tetorit që kaloi pa u vënë re…!

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kapaciteti i njësisë B1 të TC “Kosova B” u rrit për 35 MW dhe jetëgjatësia e saj për 20 vjet, sepse KEK-u, sipas saj, sivjet realizoi investimin më të madh që më se 40 vjet: modernizimin e turbinës së B1 dhe një sërë investimesh përcjellëse.

Ky, sipas saj, është lajmi i muajit tetor që kaloi pa u vënë re.

 

Emri i mandatarit të ri për kryeministër, Kurti i shkon në zyre Presidentes
martës ka pritur në takim Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se tashmë takimi mes tyre veçse ka përfunduar.

Madje, Gazeta Online Reporteri.net mëson se ani pse “dy hapa larg” nga objekti, Kurti ka shkuar me veturë nga parkingu mbrapa për tek Presidenca.

Ky takim vjen një ditë para skadimit të afatit për të vendosur nëse do të propozohet një mandatar të ri apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve. Ai tha vetëm se “kushtetuta dhe ligji janë të qarta”.

Atë ditë Osmani bëri të ditur se Kurti kishte kërkuar edhe disa ditë kohë për të vendosur nëse VV-ja do të dërgojë sërish një emër mandatari në përpjekje për formimin e qeverisë.

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes në moshë të re profesori i njohur

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes familjarëve në rrjete sociale, raporton Klankosova.tv.

“Data dhe ora e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, kanë shkruar familjarët e të ndjerit.

E dhimbshme: Vdes i riu nga Prishtina
Ka vdekur në moshë të re, Altin Vitia nga Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:15.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta më i dashuri ynë Altin Ilmi Vitia. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 04.11.2025, me namazin e Ikindisë (ora 14:15), në varrezat e Hajvalisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kryetari i Drenasit i ashpër me drejtuesit e PDK-së: “Nëse s’reflektojnë, kam me thy në kurriz”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lëshuar deklarata ndaj lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke paralajmëruar se është gati të hyjë në zgjedhje nacionale menjëherë, nëse presidentja e vendit shpall zgjedhje të reja.
“O nesra ti vendos Presidentja, nesra më ki në zgjedhje,” ka thënë Lladrovci në emisionin Debat Plus.

Ai shtoi se është i vendosur të sfidojë drejtuesit aktualë të partisë:

“Po, kam me thy në kurriz. Në qoftë se lidershipi i PDK-së nuk reflekton, jo Partia Demokratike, kam me thy në kurriz.”

Lladrovci tha se në rast se nuk ka përgjegjësi dhe përkushtim për Drenasin, do të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale me një iniciativë të re politike.

“Unë jam tu punu, njerëzit më të ndershëm, më të mirë të këtij vendi me i ofru,” ka deklaruar ai, duke akuzuar PDK-në se “nuk ka ditur t’i bëjë opozitë Albin Kurtit për pesë vite”.