Lajmëroni policinë nëse shihni këta dy persona

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.

Sipas organeve të rendit, rasti në fjalë ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në komunën e Shtimes, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”.

Mund të jetë një imazh i skuter, patina, seguej dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "DO"

Mund të jetë një imazh i teksti

Presidentja Osmani tregon kur do të kemi zgjedhje

Pas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tash edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar mundësinë që vendi të shkojë në dy palë zgjedhje – njëra në dhjetor dhe tjetra në mars.

Presidentja Osmani tha se vështirësitë për zgjedhjen e presidentit, për të cilin nevojiten të paktën 80 vota, mund të çojnë në një situatë të tillë.

“Kjo çështje është ngritur nga disa prej pjesëmarrësve për të paralajmëruar një situatë që mund të përballemi si vend. Ta zëmë ka zgjedhje në dhjetor, pastaj merr disa muaj kohë deri t’i kemi institucionet, dhe pastaj sapo ta kemi një qeveri, menjëherë në mungesë kuorumi prej 2/3 menjëherë vendi shkon në zgjedhje të reja për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Një situatë e tillë u përmend, për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në 3-4 muajt në vijim që është situatë e rëndë jo vetëm për KQZ, por edhe si situatë ku qytetarët për periudhë të gjatë të mos i kenë institucionet,” ka thënë Osmani.

Fjalët e saj janë në linjë me ato të Kurtit, i cili më herët kishte theksuar të njëjtën mundësi.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale,” tha Kurti.

“Mbase është për të ardhur keq — përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” shtoi ai.

Nëse paralajmërimet e Kurtit dhe Osmanit dalin të sakta, qytetarët e Kosovës mund të votojnë deri në pesë herë brenda një viti — zgjedhjet qendrore në shkurt, lokale në tetor, balotazhi në nëntor, zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe ato të mundshme në mars.

Mbetet të shihet nëse pas marsit mund të krijohet një koalicion i qëndrueshëm që siguron edhe votat për presidentin, apo nëse vendi do të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mursel (Mujë) Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, e cila ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e lagjes së Aliovitëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Mursel (Mujë) Gashi (10.12.1967 – 31.10.2025). Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 01.11.2025, në ora 15:00, në fshatin Dobërdol, Podujevë, në varrezat e lagjes së Aliovitëve. Në pikëllim të thellë, Familja Gashi”, ka njoftuar familja.

Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit, raportohet se dikush me qëllim lëshoi sasi të madhe të ujit nga Ujmani

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë.

Mediumet lokale në Mittovicë kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një sasi e madhe e ujit që ka dëmtuar vendpunishten.

Sipas, Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush më qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, i cili shkaktoi dëme në punishten e urës së re, ndërsa një eskavator duket gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

“Dorën e njeriut” e ka lënë fajtore edhe pronari i kompanisë që po kryen punimet atje, Jahir Nimani, i cili tha se uji ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisje dhe në material.

Ai gjithashtu bëri me dije se policia ka dalë në vendngnarje

Kurti i kërkon takim të ri Osmanit, planifikon të kërkojë një shans të dytë

Presidentja Vjosa Osmani tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka kërkuar një takim të ri lidhur me propozimin për mandatarin e dytë për formimin e qeverisë së re.

Osmani, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me liderët politikë, tha se Kurti mund të propozojë mandatarin e dytë.

“Shpresa ishte që mund të ketë reflektim nga partitë në rast se nuk ka mandatar të dytë. Po e them në rast se, për shkak se kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri në detyrë, ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të përfundojë afati 10 ditor dhe pas përfundimit të konsultimeve brenda partisë politike që e përfaqëson do të vijë me propozim apo jo, është çështje e tyre. Mirëpo, ne e kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, tha Osmani.

Pastaj, sipas Osmanit, nëse ka propozim për mandatar të ri “atëherë hynë në shprehje dispozita të reja kushtetuese dhe afate të reja”.

Zhvillime dramatike: Në Vetëvendosje po disktohet për mandatarin për kryeministër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, u shpreh se brenda partisë kanë nisur diskutimet lidhur me mandatarin pas takimit që patën krerët e partive politike këtë të premte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas dështimit për të formuar qeverinë më 26 tetor.

Rexhaj, në “Debat Plus” në TV Dukagjin, u shpreh se sipas tij zgjedhjet janë në sfond përkundër përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose NISMA-n Socialdemokrate.

“Ne realisht këtë gjë po e diskutojmë, sigurisht se si po shihet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po shihen në sfond dhe besoj se në këtë stad qëndrimi i VV-së me të gjitha përpjekjet që jemi bërë rreth mundësisë së koalicioneve dhe takimeve që kemi thirre, letrës me LDK-së dhe thirrjes ndaj NISMA-s tashmë po shihe se mbetet në dorën e Presidentes se çfarë realisht se çfarë do të veproj. Meqenëse s’ka dakordanc mes subjekteve që fola atëherë besoj se zgjedhjet janë të dukshme ne sfond”, u shpreh Rexhaj.

Rexhaj, mes tjerash, u shpreh se presin vendimin final nga Osmani, por megjithatë ai konfirmoi se për të gjitha këto zhvillime e edhe për mandatarin do të mblidhet Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E presim vendimin final të presidentes. Një gjë është e sigurt që presidentja do të veproj institucionalisht – po presim kur presidentja të caktoj mandatarin, Sigurisht VV-ja do të thërras një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojë për këtë. Siç duket nga numrat që janë në kuvend dhe përblërjen që tashmë është në kuvend është gati e pamundur që të formohet një qeveri dhe këtë e kemi provuar, sigurisht kur kemi një veprim institucional të presidentes nëse ajo ja jep të drejtën që VV-ja të përcaktojë mandatarin nëse atëherë s’ka ndonjë ndryshim të ndonjë subjekti politik për koalicion me VV-në atëherë siç e thash edhe më herët zgjedhjet janë në sfond”, u shpreh Rexhaj.

A mund të mandatohet sërish Kurti për kryeministër? Osmani del me sqarim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pyet lidhur me mandatarin e dytë, përkatësisht nëse ajo mund të mandatojë dy herë një person, në këtë rast kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014, 2020 dhe 2021 thuhet qartë që herën e dytë presidentja “duhet ta caktojë mandatarin tjetër”.

“Këto aktgjykime, me vetë faktin që përmendin mandatarin tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër. A më duket e logjikshme një gjë e tillë, nuk më duket aspak për një arsye shumë të thjeshtë: një mandatar ndoshta sot nuk i ka votat, por mund t’i krijojë pas dy muajsh, pas dy javësh”, tha Osmani.

Osmani tha se mund të ndryshojnë rrethanat politike dhe një udhëheqës politik mund të krijojë shumicën, por në aktgjykimet e Kushtetueses në disa vende është përmendur “mandatar tjetër” dhe sipas saj Presidenca e respekton çdo aktgjykim.

Kajtazi: Kurtin e pret lista e zezë e ShBA-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se partitë politike do të duhej t’i pengonte për të mos realizuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, puna që ata kanë bërë në Qeverinë që tashmë është në detyrë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se masat e BE-së dhe raportet jo të mira me ShBA-në janë njëri prej indikatorëve se nuk duhet të ketë koalicion qeverisës me Kurtin nga subjektet e tjera politike.

“Gjuha e Kurtit është e papërshtatshme, megjithatë nuk mendoj se do të duhej të ishte pengesë për një bashkëqeverisje. Unë mendoj se dëmet që i janë bërë këtij vendi janë pengesë për një bashkëqeverisje.”

“Ne, derisa jemi nën sanksione të BE-së dhe kemi raporte tepër të këqija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cili lider politik i Kosovës guxon të hyjë në bashkëqeverisje me këtë, kur zoti Kurti është në prag të sanksionimit me listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kajtazi.

‘Lëkundje e madhe në VV: Ky zyrtar i Vetëvendosjes i bashkohet Totajt në Prizren për balotazhin!
Kryetar i pikës më të madhe të Vetëvendosjes në Prizren, Fatmir Zeka ka kaluar zyrtarisht në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar.

Vendimi u bë publik vetë nga Zeka i cili mori pjesë në një tubim elektoral të PDK-së në këtë lagje. Në fjalën e tij para të pranishmëve ai tha se vendimi i tij vjen për shkak të punëve të mira dhe qeverisjes së ndershme në Prizren nga Shaqir Totaj.

Zeka i ftoi edhe qytetarët e tjerë që pa dallim partiake dhe etnike ta mbështesin Totajn për mandatin e dytë në Prizren.

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiq i kërkon SHBA-së të tërheqë sanksionet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje SHBA-së për më shumë kohë për të adresuar çështjet që lidhen me rafinerinë e vetme të naftës në vend, e cila është në pronësi me shumicë nga gjigandi rus i energjisë Gazprom, raportoi të mërkurën Bloomberg.

Më herët këtë muaj, Shtëpia e Bardhë aktivizoi kufizime që synonin NIS (Industria e Naftës e Serbisë). Ky veprim e shtyu Kroacinë fqinje të pezullonte furnizimet me naftë bruto dhe rriti rrezikun e mbylljes së rafinerisë. Sanksionet goditën gjithashtu stacionet e benzinës të operuara nga NIS, të cilat nuk mund të pranojnë më kartat American Express, Mastercard ose Visa.

“Shpresoj që SHBA-të të mos fillojnë sanksione dytësore” të paktën deri në mesin e dhjetorit, tha Vuçiq duke shtuar se Beogradi shpreson të zgjidhë çështjen që lidhet me aksionet shumicë të Gazprom në NIS. Ai thuhet se u kërkoi zyrtarëve amerikanë të përmbahen nga synimi i institucioneve financiare serbe që lehtësojnë pagesat në stacionet e rafinerisë.

NIS është një kompani kryesore energjetike në Ballkan me një rafineri në Pançevo, pranë Beogradit, dhe një rrjet rajonal prej mbi 400 stacionesh benzine. Gazprom Neft është aksionari më i madh me 44.85%, ndërsa Gazprom mban 11.3% dhe shteti serb zotëron 29.87%.

Uashingtoni pret që Beogradi ose të sigurojë shitjen e aksioneve të Gazprom në NIS ose të marrë kontrollin nëpërmjet shtetëzimit, thanë zyrtarët amerikanë, të cituar nga Bloomberg.

Më herët këtë javë, Vuçiq thuhet se hodhi poshtë planet për veprime të njëanshme kundër gjigantit rus të energjisë, i cili ka mbajtur një pjesë të konsiderueshme që nga viti 2008, duke theksuar se ai nuk është “as komunist dhe as fashist”.