A ka ndryshuar mendje Anton Quni për votimin e Qeverisë Kurti 3? Deklarohet deputeti i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, e ka bërë të qartë pozicionin e tij sa i përket votimit të mundshëm të një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai thotë se në asnjë rrethanë nuk del kundër vendimit të partisë së tij për të dhënë votën pro një Qeverie Kurti 3, shkruan Reporteri.net.

Quni përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë së tij.

“Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së. Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime. Një herë LDK, gjithmonë LDK!”, ka shkruar Quni në Facebook.

Haradinaj për pragun zgjedhor: Po synojmë 100 mijë vota

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi 5 deputetë dhe Nisma Socialdemokrate 3 deputetë në Kuvend, të cilat hynë si koalicion parazgjedhor në ato zgjedhje.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Nisma vendosi të largohet nga koalicioni parazgjedhor me AAK-në dhe kreu i saj, Fatmir Limaj u shpreh i hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (që po duket se tash pas gati 9 mujash nuk kulmoi me sukses), ndërkohë që AAK-ja kritikonte kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Në këtë kontekst, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në Debat Plus për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe për strategjinë e partisë së tij.

Ai ka shprehur qartë se Aleanca do të garojë e vetme, duke synuar një rezultat të fortë zgjedhor.

“Sa i përket pragut që po diskutohet prej shumë qytetarëve. Unë pa të keqe i uroj suksese çdo subjekti politik, në këtë rast edhe Nismës edhe të tjerëve në zgjedhje. Ne kur kemi bërë koalicion me Nismën e me kolegë, ne kemi pas 40 pozicione në listë për palë tjera, për njerëz jashtë Aleancës. Nëse do t’i merrnim 40 asamblistët më të votuar të AAK-së, mund ti shtonim votat tona.

Ne nuk mbesim ndër 70 mijë vota në asnjë situatë zgjedhore. Unë kam qenë në Hagë, kemi pas sfida, por brenda AAK ka njerëz të zotë, profesionistë, ka rekorde të punëve të mira që ka bërë për këtë vend. Ne i targetojmë 100 mijë vota”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

“Sa për pragun faleminderit të gjithë që na mbajnë dertin, por u kisha thënë mos e mbani shumë dertin se e kalojmë mirë… do të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, ka shtuar Haradinaj.

Arian Tahiri viziton vendpunishten e dëmtuar të urës së re: Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, tani kandidat për Kryetar të Mitrovicës, ka vizituar vendpunishten e urës së re, e cila mbrëmë u vërshua dhe u dëmtua për shkak të rritjes së nivelit të ujit në mënyrë të paparajamëruar, përkundër që nuk kishte reshje shiu.

Tahiri ka shprehur keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët kanë qenë duke punuar në ndërtimin e kësaj ure.

Ai ka thënë se kjo është kohë kur të gjithë, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi.

“Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri. Ky është statusi i plotë i tij: Erdha në vendpunishten e Urës së Këmbësorëve për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. Si nënkryetar dhe qytetar i Mitrovicës, shpreh keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim kanë qenë duke punuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin tonë. Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi. Njëkohësisht, duhet të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet. Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë”.

 

Digjet restoranti i deputetit të VV-së

Një zjarr i madh ka përfshirë restorantin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në Obiliq.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se flakët janë shpërndarë me shpejtësi të madhe në objek

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihen objekti i dëmtuar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet e sigurisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Kujtojmë se deputeti Halil Thaçi është kandidat për kryetar të Obiliqit, ku në balotazh do të përballet me kryetarin aktual nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashin.

Armend Mehaj propozohet për kryeministër të Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka dalë me propozim pas zhvillimeve të fundit në skenën politike të vendit.

Të njëjtit në këtë propozim thanë se vlerësojnë të rrugës formimin e një Qeverie të unitetit kombëtar, me qëllim daljen nga kriza aktuale.

Në krye të kësaj Qeverie, të njëjtit propozuan ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Komunikata e plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke marrë parasysh se vendi po kalon ditë të vështira dhe gjendet përballë një bllokade totale institucionale, vlerëson se është më se e udhës formimi i një Qeverie të unitetit kombëtar, me qëllim daljen nga kriza aktuale, garantimin e funksionimit normal të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ruajtjen e stabilitetit të vendit.

Kjo Qeveri duhet të fokusojë veprimtarinë e saj në mbrojtjen e rendit kushtetues, forcimin e institucioneve shtetërore dhe thellimin e koordinimit me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht me aleatët e sigurisë së Kosovës.

Andaj, një emër i cili do të mund t’i prijë kësaj Qeverie të unitetit kombëtar dhe që ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë dhe unitetit tonë kombëtar, si dhe qëndron mbi subjektet politike, është Armend Mehaj ish ministër i Mbrojtjes se Republikës se Kosovës.

Propozojmë që z. Mehaj të jetë Kryeministër i kësaj Qeverie të unitetit kombëtar me mandat njëvjeçar, me fokus: miratimin e buxhetit të vendit;zgjidhjen e ngërçit institucional sa i përket Presidencës; dhe organizimin e zgjedhjeve të reja pas një viti, si rruga më e drejtë, më e matur dhe më shtetformuese për garantimin e stabilitetit politik, institucional dhe ekonomik të Republikës së Kosovës.

Është me rëndësi të theksohet se z. Mehaj ka dëshmuar afërsi dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë dhe, si i tillë, ai gëzon vlerësim të jashtëzakonshëm si nga faktori vendor, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar. 

Po ashtu, z. Mehaj ka treguar se nuk ka interesa, qëllime apo ambicie personale politike, por vullnet të sinqertë për t’i shërbyer shtetit dhe interesit kombëtar. Kjo qasje e tij parimore bën që ai të respektohet nga të gjitha partitë politike dhe nga mbarë opinioni publik.

Në përbërjen e kësaj Qeverie të unitetit kombëtar, emrat e ministrave duhet të ndahen në mënyrë të barabartë: 50% nga subjektet politike dhe 50% nga sfera akademike dhe profesorati universitar, duke siguruar profesionalizëm, ekuilibër dhe përfaqësim gjithëpërfshirës.

Konsiderojmë se propozimi ynë është një zgjidhje e pranueshme jo vetëm për skenën politike në vendin tonë, por edhe për të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, si dhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët dhe ku ata përbëjnë elemente shtetformuese.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

I dërgohet:

• Opinionit publik,

• Shtëpive mediale, dhe

• Arkivit të LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

1-1

Rrjedhja e madhe e ujit në Mitrovicë, reagon Mujka: S’është nga dora e njeriut, po rritje e papritur e nivelit

Një ngritje e papritur e nivelit të ujit në lumin Ibër mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar dëme materiale në punishten e urës së re që po ndërtohet te “tre rrokaqiejt” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, i cili ka bërë të ditur se ngritja e nivelit të ujit ka ardhur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve ditëve të fundit dhe lirimit të ujit nga diga e Pridvoricës në Zubin Potok, për shkak të nevojës për menaxhimin e ujit të tepërt.

“Kemi pasur një rritje të papritur të nivelit të ujit në lumin Ibër, që ka shkaktuar disa dëme materiale. Shkaku i ngritjes është sasia e madhe e ujit në digën e Pridvoricës dhe reshjet e shumta në pjesën e epërme të lumit,” ka sqaruar Mujka.

Ai theksoi se asnjë dorë njeriu nuk ka qenë shkaktare e dëmit, përkundrazi, ekipet kanë punuar për ta minimizuar dëmin dhe për të kontrolluar situatën sa më shpejt.

“Me rëndësi është se konstruksioni i urës nuk është rrezikuar. Dëmi është minimizuar dhe situata është nën kontroll”, ka shtuar ai.

Mujka theksoi se niveli i ujit është stabilizuar brenda ditës, ndërsa punimet për sanimin e kanalit kryesor po vazhdojnë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike, duke sqaruar se çdo veprim i ndërmarrë ka qenë teknik dhe profesional.

“Ky rast të mos përdoret për qëllime politike apo elektorale, sepse nuk ka fare të bëjë me to. Kemi qenë të përkushtuar vetëm për menaxhimin teknik dhe sigurinë e infrastrukturës,” ka deklaruar kryeshefi i “Ibër Lepencit”.

Kadri Kryeziu: Feja Islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, por do ta ndalim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka nxitur reagime një deklaratë për fenë islame në Kosovë.

Në një paraqitje të tij, Kryeziu u shpreh se “Feja Islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshu nga shtrati”, duke shtuar se sipas tij, është koha që dikush ta ndalë këtë “vërshim”.

“Feja Islame në Kosovë ka dal nga shtrati, ka vërshu nga shtrati. Kush duhet me ndal? Na more, edhe kemi me ndalë. Ka shumë të interesuar në këtë punë. Ani pse është vetëm një shoqatë, këta janë nismetarë, unë e respektoj shumë si ide”, dëgjohet duke thënë ai.

Rezistencë, kërcënime dhe armë zjarri në Prishtinë, dy policë bëhen për spital – çfarë ndodhi në “Lekë Dukagjini”?

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi ai kishte shfaqur rezistencë aktive dhe kishte kanosur zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Si pasojë e rezistencës së dhunshme, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

 

KEDS tregon vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Orari sipas rajoneve të Kosovës të shtunën me 1 Nëntor:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Albana (kodi: 15018008) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël,Albana e Vogël, Sllatine e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët,FSK.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Vendosja e shtyllave te betonit 12/1000 ne projektin TS Ashkali-2

2.

Nga TS 35/10[kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Ashkalit II (kodi:15100007085)  nga ora 10:30 deri 15:30.

Vendet: Lagjja te Ashkalit ëII.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Vendosja e shtyllave dhe instalimi i kabllos ABC.

 * * *

 

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J13 Fabrika e kasetave (kodi: 19000039) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave dhe transformatorit.

2.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J30 Grand Store do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Logreta – Hamide Gashi (kodi: 19000030046) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

TS 10/04kV Banesat Marigona 2 (kodi: 19000030037) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Logreta, Marigona 2 Banesat.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave dhe transformatorit.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J29 Barani (kodi: 53000002) nga ora 11:30 deri 15:00.

Vendet: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e ulet, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Çallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë dhe Buqani.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 10kV.

2.

Nga TS 35/10[kV] Peja II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Asllan Qesma (kodi: 50051002) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: 2 Korriku,Jarina nga dalja shtepia e kultures,Jarina-Dukagjin,Asllaqeshma 1 dhe 2

Arsyeja: Nderprerje per siguri, Punime te koka kabllovike .

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J06-Dardania 1  (kodi: 51000001) nga ora 08:30 deri 17:00

Vendet: Dardania Shkolla, rr Ahmet Krasniqi, rr Dedë Krasniqi, një pjesë  e rr.Anton Ceta,
Shefqet Gjocaj D&E CONSTRUCTSH.P.K, Haki Hadergjonaj N.P.T. “G-SHPEND”.

Arsyeja: Punime sipas zgjidhjes teknike – demontimi & montimi i blindës metalike së bashku me të gjitha pajisjet e instaluara brenda saj (kthinat, transformatori dhe ormani i tensionit të ulët) nga pozita ekzistuese.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Arbëreshi (kodi: 50000006) prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Lagjja e Romëve, Kulla, Hazba, Berishët, Sharra, Katuni i Ri, TS Bunari, Fabrika Bibita dhe  Shkolla fillore.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen  sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Në TS 110/35/10kV Lipjani

Nga dalja 10 kV Sllovia do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Dobratin II (shkolla) (kodi: 41000003079) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë I (TS e vjetra) (kodi: 41000003089) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë II (Ilazi-Hyseni) (kodi: 41000003090) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë III (Spahit-Kishnapolt) (kodi: 41000003091) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallush IV (Langët) (kodi: 41000003092) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Marevci (kodi: 41000003096) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Pompat e ujit (Gadime) (kodi: 41000003097) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Llugagji (bazenti) (kodi: 41000003098) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Milazim Emrush Konjufca (kodi: 41000003099) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV TS.Gllavice (kodi: 41000003)193 prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV TS.Marevc-Menderesi (kodi: 41000003194) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallush Poturët (kodi: 41000003242) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Marevc -Feim Shabani (kodi: 41000003243) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë lagjja Krasniqet (kodi: 41000003285) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Gadime e Ulët (kodi: 41000003401) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Dobratin, Smallushë, Marec, Llugaxhi, Gllavicë dhje Sllovi.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllos së tensionit të mesëm për projektin Smallushë II (Hyseni).

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kosovatransi 1 (kodi: 40041038) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: rr.Vëllezërit Gërvalla, rr.Emin Duraku, rr.Gëzim Sahiti, rr.E Reçakut, rr.Sali Çeku, rr.Cen Dugolli dhe rr.Ahmet Kaçiku.

Arsyeja: Projekte investive konvertimi i daljes 5 në 20kV.

3.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rexhep Bislimi 2 (kodi: 40000034) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: rr.Astrit Bytyqi, rr.Hhalim Spahia, rrAstrit Byqytyqi, rr.Dimitrije Tucoviq dhe rr.Halim Bytyqi.

Arsyeja: Projekte investive konvertimi i daljes 5 në 20kV.

4.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kosovapetrolli J19 (kodi: 40041003) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: Ferizaj: rr.”G.Terbeshi”, Talinovci  i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe Bizniset private.

Arsyeja: Projekte investive, zgjidhja teknike për zhvendosje të shtyllave në Projektin e zgjerimit të rrugës për Ferizaj.

Shoku i burgut: Albin Kurti në burgun e Nishit refuzonte me pi kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur

Avni Klinaku, shoku i burgut i kryeministrit në detyrë Albin Kurit, ka rrëfyer për kohën sa ishin bashkë brenda mureve të burgut të Nishit, shkruan GazetaDemos.

Në një rrëfim në emisionin n’Demos, Klinaku ka thënë se Kurti refuzonte të pinte kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur.

“Të burgosurit që kanë qenë drejtpërdrejt të arrestuar për UÇK, s’ka qëndru me ta, ka pritu, unë e kam lutur personalisht, veç një kafe pije, në burg jemi të gjithë, unë kam pi kafe me njerëz që kanë qenë të arrestuar për vrasje, për hajni, për dhunim, e ti me shokë të UÇK-së, por jo, nuk e ka kosnideru më veten, ka dhënë dorëheqje, nuk është pajtu me marrëveshjen e Rambujesë, dhe ke qenë i dorëhequr”, tha Klinaku n’Demos.

Video e plotë: