Trump sfidon Putinin dhe Xi-në me njoftim për testime të armëve bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të enjten se SHBA-të do të rifillojnë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në tre dekada, duke thënë se kjo do të ishte në një “bazë të barabartë” me Rusinë dhe Kinën.

“Tani është koha e përshtatshme”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Uashington menjëherë pas një takimi me presidentin e Kinës Xi Jinping në Korenë e Jugut.

Trump e bëri njoftimin për herë të parë në mediat sociale përpara takimit të tij me Xi, duke theksuar se “kishte të bënte me të tjerët”.

“Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, unë kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në një bazë të barabartë,” tha ai në një postim në Truth Social. “Ky proces do të fillojë menjëherë.”

Njoftimi i habitshëm i Trump vjen pasi Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njoftoi se Moska testoi një dron të ri nënujor me energji atomike dhe të aftë për të mbushur bomba bërthamore dhe një raketë të re lundrimi me energji bërthamore.

Putin nuk njoftoi asnjë provë të armëve bërthamore të Rusisë, testi i fundit i të cilave ndodhi në vitin 1990.

Gjithashtu, përpara udhëtimit të udhëheqësit amerikan në Korenë e Jugut, pjesa e fundit e turneut të tij aziatik, Koreja e Veriut njoftoi testimin e raketave të asaj që pretendonte të ishte një armë raketore “det-sipërfaqe”.

Javën e kaluar, udhëheqësi i Phenianit Kim Jong-un zbuloi disa nga armët më të reja të ushtrisë së tij, duke përfshirë atë që dukej të ishte një sistem balistik me rreze të shkurtër veprimi i pajisur me automjete rrëshqitëse hipersonike./Reporteri.net/

Përparim Rama: UÇK është përtej partive, është vlerë kombëtare – normal që i përkrah protestat, janë për kombin tonë, për heronjtë tanë

Kryetari Prishtinës, Përparim Rama foli për pjesmarrjen e tij në protestën e UÇK-së.

Ai në një intervistë për “Vox Kosova”, deklaroi se UÇK është përtej partive, është vlerë kombëtare.

”Normal që i përkrah protestat, janë për kombin tonë, për heronjtë tanë”, tha ai ndër tjerash.

VV konfirmon: Qeveria Kurti 3 çështje kohe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se formimi i Qeverisë Kurti 3 është vetëm çështje kohe.

Ai ka theksuar se kjo qeveri do të formohet, me ose pa zgjedhje të reja parlamentare.

“Shtrimi i saktë është që nuk ka ndodhur votimi i qeverisë së re, jo që ka ndodhur mosvotimi, sepse ne nuk kemi pasur qeveri të re. Kemi pasur qeveri në detyrë dhe jemi përpjekur ta bëjmë qeveri me mandat të plotë, por nuk është bërë e tillë. Sot jemi në të njëjtën gjendje si para 26 tetorit. Ne kemi dashur të kemi qeveri fuqiplotë, Qeverinë Kurti 3. Dua të them se nuk evidentohen ato që nuk kanë ndodhur, por ato që ndodhin. Nuk kemi asnjë dilemë që Qeveria Kurti 3 është çështje kohe. Natyrisht, Kurti 2 do të pasohet nga Kurti 3, me ose pa zgjedhje, megjithëse tash duket se do të jetë me zgjedhje”, ka deklaruar Rrustemi.

Sa i përket takimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të mbajtur një ditë pas seancës për formimin e qeverisë së re, Rrustemi e ka cilësuar si të habitshëm.

Sipas tij, ky takim tregon se Abdixhiku është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme që Kosova të mbetet pa qeveri.

“Është çështje që u takon atyre si raporte ndërpartiake, por e habitshme është që takimi ndodhi një ditë pas seancës. Kjo tregon se Lumir Abdixhiku në mënyrë konsistente është angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri. Nëse ka qenë një mundësi për formimin e një qeverie me 61 vota, me komunitetet jo shumicë serbe dhe me tri votat e Nismës, atëherë ky takim për mua është konfirmim i një angazhimi të vazhdueshëm të Abdixhikut për ta lënë Kosovën pa qeveri,” ka theksuar Rrustemi

Pas njohjes nga Siria, Osmani njofton edhe disa lajme të mira

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është lajmëruar nga Riadi, nga ku paralajmëroi “shumë lajme të tjera të mira, në muajt që vijnë”.

“Do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidentja.

Ajo tha se “njohja nga Siria nuk ka ardhë brenda natës”, duke treguar për takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe “nga atëherë ekipet tona janë në kontakt”, tha Omani

“Ajo vlerësoi ndërmjetësimin e Princit të Kurorës dhe kryeministrit të Arabisë Saudite, i cili është “përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës sonë”.

“Sot sollëm lajmin e mirë për Kosovën që Siria e ka njohur Republikën tonë, është një lajm i jashtëzakonshëm”, tha Osmani në një paraqitje direkte në faqen e saj në Facebook.

“Sot ky akt i vendosjes së raporteve diplomatike dhe i njohjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sirisë është më shumë sesa njohje e sovranitetit shtetëror është njohje e sakrificës së gjatë për liri dhe njëkohësisht shprehje e përkushtimit të fortë të punojmë bashkë me Sirinë, dhe ne ta mbështësim Sirinë në procesin e shtetndërtimit të tyre”, tha Osmani tutje.

Video:

 

Deda i ashpër me Kurtin: Veç kush është qorr, ne po jetojmë të sunduar
Opinionisti Ilir Deda tha se në Kosovë qytetarët po jetojnë të sunduar.

Sipas Dedës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti do pushtet absolut, është gjenerator i krizës politikë në vend dhe polarizimeve.

“Ne po jetojmë, veç kush do me i mbyllë sytë e me qenë qorr e mos me pa realitetin, ne po jetojmë të sunduar nga një qeveri e papërgjegjshme”.

“Unë kam shpresu që Albini përtej të gjithave, e mëson që kur te sheh që nuk e ka shumicën parlamentare, që duhet me qenë bashkëpunues, duhet me bë kompromis me partitë e tjera në Kosovë, nuk i ka 51 për qind se edhe ashtu nuk e bëri namin me to”, tha Deda në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lidhur me gjuhën që përdori kreu i LVV, Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit, Deda tha se arsyetimet e tij të kota “nuk pijnë ujë”.

Moderatori i njohur Drin Ejupi bëhet baba për herë të dytë, i vendos një emër të veçantë bebit

Moderatori i njohur Drin Ejupi ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin më të bukur, ai është bërë baba për herë të dytë.

Drini dhe partnerja e tij kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Nik. Ky lajm ka emocionuar jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shpërndarë urimet e tyre më të mira, shkruan Gazeta Imazhi.

Në një postim plot emocion, Drini është shprehur: “Nik – Drita që triumfon mbi vështirësitë. Erdhi në jetë Nik Ejupi ”. Këto fjalë shprehin një ndjenjë të thellë dashurie dhe mirënjohjeje për jetën e re që është sjellë në botë.

Me një stil të veçantë, ai thekson se: “Atëherë kur mendon se zemra s’mundet të dojë më shumë, Zoti të kujton se dashuria nuk ka kufij.” Kjo është një reflektim i bukur mbi natyrën e dashurisë dhe forcën që ajo sjell në jetën e njerëzve.

Drini vazhdon të ndajë emocionet e tij duke thënë se: “Me ty, shtëpia jonë mori shkëlqimin dhe ngrohtësinë e një dashurie të re, të pafund.” Këto fjalë tregojnë se si ardhja e Nikut ka sjellë një ndjesi të re lumturie dhe plotësimi në familjen e tij.

Ai shpreh dëshirat e tij për të birin, duke thënë: “U rritsh me dritë në shpirt dhe forcë në zemër.” Kjo tregon se ai ka pritshmëri të larta për të ardhmen e Nikut, duke e inkurajuar që të jetë guximtar dhe i suksesshëm në çdo hap që hedh.

“Ne (Gjoni, Arbenita dhe unë) të duam pa masë – katër musketierët që do të jenë gjithmonë bashkë,” shkruan Drini, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe dashurisë në familje. Kjo është një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që e ndjekin, duke i inkurajuar ata të vlerësojnë lidhjet e tyre familjare.

Me këtë lajm të gëzueshëm, Drini dhe partnerja e tij fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre, duke pritur me padurim të krijojnë kujtime të reja me djalin e tyre të vogël. Çdo ditë do të jetë një aventurë e re, dhe ata janë të gatshëm ta përjetojnë atë së bashku.

E dhimbshme; Vdes aksidentalisht në vendin e punës Faik Mehmetaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku një i ri rreth 30 vjeç Faik Mehmetaj nga fshati Caravikë i Klinës ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas informatave të para, dyshohet se viktima ka rënë nga lartësia gjatë orarit të punës, duke pësuar lëndime fatale.

Ngjarja ka tronditur familjarët, bashkëfshatarët dhe gjithë komunitetin lokal.

Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit tragjik.

Vdekjet në vendin e punës, vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese bë Kosovës.

U raportua se e kërcënoi Ferit Idrizin në Vushtrri, reagon Sylejman Meholli i VV-së

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka reaguar pas raportimeve se e ka kërcënuar kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizi.

Ai këto i quajti shpifje, duke thënë se do t’u përgjigjet me padi dhe procedura gjyqësore.

“Nuk ka shpifje që ndalon rrugën tonë drejt fitores! Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi dhe procedura gjyqësore – sepse e vërteta është arma jonë më e forte”, shkroi ai.

Përmes një postimi në Facebook, Meholli u shpreh gjithashtu se nuk i frikësohet askujt.

“Viktimizimi dhe shpifjet e ulëta nuk kalojnë më. Nuk frikësohem nga askush, e aq më pak nga ata që i ka frikësuar humbja! Fitore plebishitare asgjë më pak”, u shpreh ai.

Një tjetër shtet njohu Kosovën – Osmani e konfirmon lajmin historik!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të bërë nga Presidentja Osmani, u theksua se kjo njohje u arrit me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, gjatë një takimi të zhvilluar në Riad.

“Siria njeh Kosovën!

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰🇸🇦

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë kosovare, duke rritur numrin e njohjeve ndërkombëtare në 120 shtete dhe duke thelluar marrëdhëniet me botën arabe.

Njohja nga Siria pritet të hapë rrugën për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe politikndërmjet dy vendeve, si dhe të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në organizatat rajonale e globale.

Rritja e pagës minimale, Murati merr këtë vendim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila udhëheqhet nga Hekuran Murati ka thirrur në takim përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Takimi pritet të ndodh të enjten e 30 tetorit nga ora 10:00.

“Në emër të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, z.Hekuran Murati, ju ftojnë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale. Takimi do të mbahet të enjten, 30 tetor, nga ora 10:00”, thuhet në email-in e publikuar nga Telegrafi.