“Rrezik i madh për punëtorët” – Basha paralajmëron krizë pagash

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka paralajmëruar një krizë të madhe të pagave që i kanoset sektorit publik, si dhe Radio Televizionit të Kosovës.

Basha tha se Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e mbledhur sot, ka dështuar të adresojë tri çështje: buxhetin për RTK-në, buxhetin vjetor të Republikës së Kosovës dhe buxhetin e tri komunave.

“Fatkeqësisht, nuk është gjetur mirëkuptimi për asnjërën nga pikat. Kam pritur që po të ketë pasur vullnet politik, ka qenë bindja ime e thellë që nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore kushtetuese për t’i formuar komisionet për me mund të procedohet me buxhetin e RTK-së, tri buxhetet e komunave dhe buxhetin vjetor”, tha ai.

Kryeparlamentari theksoi se subjektet politike parlamentare nuk arritën gjuhë të përbashkët mirëkuptimi për tri çështjet.

“Për dy të parat, së paku kam pritur njëfarë mirëkuptimi, por megjithatë disa subjekte politike kanë refuzuar”, tha Basha.

Basha paralajmëroi për një krizë të madhe të pagave nëse nuk kalojnë në kuvend çështjet e buxhetit vjetor dhe atij të RTK-së.

“Mua më vjen keq sepse siç e dini është dëmi i buxhetit të tri komunave, dëmi i buxhetit të RTK-së dhe siç e dini mbi 700 punonjës nuk do të marrin paga për pasojë”, u shpreh Basha. “Mund të mbesin edhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë pa paga”.

Pa buxhet të ri, këto kategori do të mbesin pa paga

Dështimi për ta formuar një qeveri të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Kjo do t’i linte pa paga të gjithë të punësuarit në sektorin publik, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Policia po e kërkon këtë grua, ja për çka dyshohet

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informative në lidhje me një grua të dyshuar për vjedhje.

Fotografia e të dyshuarës është bërë publike në mënyrë që të bëhet identifikimi i saj, përcjell Klankosova.tv.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një mandatar i ri nga VV-ja për Qeverinë? Ja çka thotë Haxhiu

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se mbledhja e nënshkrimeve, për të cilën u raportua dje se u iniciua nga Lëvizja Vetëvendosje për seancë të re të Kuvendit, nuk ishte për çështjen e mandatarit, por për formim të grupeve parlamentare.

“Nuk ka të bëjë asgjë me mandatarin apo me ndonjë seancë tjetër, të paktën jo për momentin. Prandaj, ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi ndonjë veprim në raport me situatën aktuale”, iu tha ajo gazetarëve në Kuvend pas mbledhjes së Kryesisë.

Ndërkaq, e pyetur për një deklaratë të deputetes Emilija Rexhepi mbi këtë çështje se janë mbledhur disa nënshkrime, Haxhiu tha se me siguri ajo i është referuar këtyre nënshkrimeve për grupet parlamentare.

“Nuk ka nënshkrime. Në asnjë letër s’kam vendosur nënshkrimin përveçse për të formuar grupet parlamentare sepse siç e dini me ftesë të Kuvendit ne është dashur që t’i formojmë grupet parlamentare. Këtë e kemi bërë të gjithë, përveç Listës Serbe, dhe unë kam vendosur nënshkrimin tim në këtë letër. Me siguri Emilija Rexhepi i është referuar letrës së njëjtë”./Express/

Njohja e Kosovës nga Siria, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se vendimi i Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovë ka qenë i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, që në Damask ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë.

Vuçiq ka thënë se ky vendim përmban “vulën turke” dhe shtoi se tani është e qartë sa ka vlejtur “qasja liberale e Bashar al-Asadit” sa ishte në pushtet.

“Tani është bërë e qartë sa ka vlejtur për ne qasja liberale e Bashar al-Asadit kur ai ishte në krye të Sirisë. Është po ashtu e qartë se kur dikush vjen në pushtet nën ndikimin e madh të njërit prej shteteve kryesore të rajonit, siç është Turqia, nuk është e papritur që të ndodhin zhvillime të tilla”, ka thënë Vuçiq.

Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje.

Haxhiu insiston: Do të ketë Qeveri “Kurti 3”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se do të marrin pjesë në takimin të cilin e ka thirrur, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se do të ketë Qeveri “Kurti 3”.

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe nje here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje ajo insistoi se do të bëhet Qeveria “Kurti 3”

“Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo.

Sa i përket nënshkrimeve ajo ka thënë se, “Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare”.

Ajo e ka bërë të qartë që nuk përkrahin qeverinë teknike.

“Nuk e përkrahmi një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuara Kurtin. Në qoftë se nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu.

Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, u deklarua pas takimit që pati me përfaqësues të sindikatave të punonjësve nga sektori privat si dhe me përfaqësues të odave ekonomike.

Murati tha se ky takim bie në kuadër të dialogut social për rritjen e pagës minimale dhe tha se aty dëgjoi propozimet e sugjerimet e tyre.

“Nga ky takim, dëgjova propozimet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të sindikatave të cilët e mbështetën rritjen e pagës minimale, e po ashtu dëgjova edhe rekomandimet që erdhën nga përfaqësuesit e bizneseve që kishin të bëjnë me nevojën për më shumë konsultime dhe pagë minimale të përshkallëzuar”.

Por, pak më herët Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi se nuk ka qenë pjesë e takimit të thirrur nga Ministria e Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale dhe tha se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit

Ndërkaq, Murati tha se paga minimale është “instrument tejet i rëndësishëm që përcakton minimumin e pagesës së një ore pune, dhe ka për synim mbrojtjen e punëtorëve nga praktikat jo të mira”.

Megjithatë, ai s’përmendi se paga minimale do të jetë 500 euro siç deklaroi Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit privat pas takimit me Muraitn.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale duhet të marrë parasysh edhe kushtet e tregut, dhe kapacitetin absorbues nga ana e ndërmarrjeve. Si qeveri, pagën minimale e rritëm për herë të parë pas më shumë se një dekade stagnimi, dhe premtuam që paga minimale do të rishikohej çdo vit. Nga takimi dola më i informuar, dhe patjetër që do ti kem parasysh të gjitha sugjerimet e rekomandimet kur të bëj propozimin e pagës minimale të re për miratim në Qeveri. I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmueshëm në këtë bashkëbisedim”, tha ai.

PDK në Mitrovicë i ‘bashkon forcat’ me këtë parti kundër VV-së

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka bërë koalicion me partinë e komunitetit jo-shumicë Kosova Demokratik Turk Partisi në këtë komunë, kryetar i së cilës është Ergin Kanin.

Lajmin e ka bërë të ditur Arian Tahiri, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, duke thënë se koalicioni do të sigurojë “mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë” për qytetin e Mitrovicës.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tahirit.

 

SHBA-ja përgatit ligj që ndalon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

“Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” i paraqitur nga kongresmeni William Keating, e i cili akt ka për qëllim inkurajimin për rritjen e tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor, përmend edhe atë që SHBA-të të angazhohen edhe ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar në etni në Ballkanin Perëndimor.

Një akt i tillë nëse merr miratimin e ligjvënëseve amerikanë dhe presidentit Donald Trump, atëherë i bie që ShBA-të do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, gjersa thekson se Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke.

Ky projektligj i është referuar Komitetit për punë të jashtme më 9 tetor 2025.

Çështja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe mos mbështetjen e ndarjeve territoriale është theksuar në seksionin e 11 të “Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë seksion thuhet se Marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve.

Po ashtu thuhet sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë: vendosjen e dialogut strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë, avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.

Në këtë seksion është përfshirë edhe një deklaratë që thekson se është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara se nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve .

“Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon si dhe duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar një kthim të konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Rritja e pagës minimale, ky është lajmi i fundit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje, njofton Dukagjini.

DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave.

Sipas DhTIK marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.

Kujtojmë se kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.