SHBA-ja përgatit ligj që ndalon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

“Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” i paraqitur nga kongresmeni William Keating, e i cili akt ka për qëllim inkurajimin për rritjen e tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor, përmend edhe atë që SHBA-të të angazhohen edhe ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar në etni në Ballkanin Perëndimor.

Një akt i tillë nëse merr miratimin e ligjvënëseve amerikanë dhe presidentit Donald Trump, atëherë i bie që ShBA-të do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, gjersa thekson se Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke.

Ky projektligj i është referuar Komitetit për punë të jashtme më 9 tetor 2025.

Çështja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe mos mbështetjen e ndarjeve territoriale është theksuar në seksionin e 11 të “Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë seksion thuhet se Marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve.

Po ashtu thuhet sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë: vendosjen e dialogut strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë, avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.

Në këtë seksion është përfshirë edhe një deklaratë që thekson se është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara se nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve .

“Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon si dhe duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar një kthim të konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Rritja e pagës minimale, ky është lajmi i fundit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje, njofton Dukagjini.

DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave.

Sipas DhTIK marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.

Kujtojmë se kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.

Vetëvendosja e ‘lut’ LDK-në për koalicion edhe në këtë komunë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, i është drejtuar me letër LDK-së për koalicion.

Aty ai kërkon bashkëpunim në mënyrë që në balotazh, ta mposhtin Ardian Gjinin.

Letra:

Presidentja i fton në takim, LDK-ja zbulon kërkesën që do t’ia paraqesë Osmanit

Lutfi Haziri e ka zbuluar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për takimin e nesërm me presidentes Vjosa Osmani, pak para se ftesa e shefes së shtetit për përfaqësuesit politik të subjekteve politike parlamentare të bëhej publike të enjten.

Haziri, në një deklarim për Euronews mengjesin e sotëm, tha se LDK-ja do t’i kërkojë presidentes shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Deklarata e Hazirit u bë rreth një orë para se Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani, të konfirmonte ftesën për takim të liderëve politikë për të premten.

“Do t’i kërkojmë t’i shpall zgjedhjet, zonja Osmani nuk ka rol tjetër”, tha Haziri në Euronews Albania të enjten.

Haziri, po ashtu tha se zhvillimi më pozitiv do të ishte caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në pranverën e hershme.

“Fryma kushtetuese në Kosovë është e tillë që detyron bashkëpunim dhe ne kemi praktika, e kemi të sanksionuar 40 ditë nga dita që Kuvendi i Republikës dështon, presidentja duhet të ftojë partitë politike dhe vetëm të përcaktojë formalisht datën e zgjedhjeve”, tha ai.

“E mira do të ishte që këto zgjedhje të shtyhen deri në pranverën e hershme. Natyrisht, të gjendet një modalitet që këto zgjedhje të shkojnë deri në pranverën e hershme sepse Kosova duhet t’i mbyll çështjen e zgjedhjeve lokale dhe çështjet e buxhetit për shkak se në këtë formë Kosova po shkon drejt një kolladimi total politik”.

Haziri tha se kjo mbetet në vullnetin e presidentes.

Përfundon takimi për pagën minimale: Nga janari paga minimale 500 euro

Ka përfunduar takimi i Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00.

 

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur pas takimit. Azemi ka thënë se kërkesa e tyre ishte që paga minimale në sektorin privat të jetë 600 euro, megjithatë tregoi se janë pajtuar që nga muaji janar i vitit të ardhshëm, kjo pagë të jetë 500 euro.

“Është diskutuar për pagën minimale. Ne kemi kërkuar që paga minimale të jetë 600 euro në sektorin privat. Unë e kam pa pëlqimin e njerëzve kompetentë ose qeverisë në detyrë, që vlerësimi i tyre është që kjo pagë të jetë 500 euro dhe e kam pyetur nëse gjithçka shkon në rregull, kur mendoni të fillojë së implementuari. Sipas deklarimit të ministrit është thënë që paga minimale prej 500 euro të fillojë së implementuari në janar, por megjithatë nuk e ka hedhur poshtë edhe propozimin tonë për shumë 600 euro. Nga të gjithë akterët që ishim jemi pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro dhe të fillojë së implementuari në janar”, tha Azemi pas takimit

 

Ndërkaq, përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha se kanë kërkuar që rritja e pagës minimale të fillojë nga janari, kur të ketë një qeveri të re funksionale.

“Ne dimë paga e propozuar nga kryeministri ishte ditën e dielë. Ishte fushatë politike. Ne i kërkuam ministrit që kjo çështje të shtyhet derisa të ketë një qeveri funksionale, Kemi kërkuar të mos nxirren vendime pa konsultime, siç është bërë me rritjen e çmimit të rrymës. Pasojat po i shohim tani. Këto vendime e kanë bë të pasigurtë punën në Kosovë.

Takimi ishte më shumë konsultativ, nuk ishte për të marrë një vendim. Edhe ne kemi ardhë me këtë qëllim si Dhomë e Tregtisë”, tha ai./Periskopi/

Dështimi i Qeverisë, Osmani fton në takim krerët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim krerët e partive politike.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00.”, tha ai.

“Tërhiqem…”, dorëzohet Xhafer Gashi, frikësohet nga gjuha e Halil Thaçit

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se është tërhequr nga debatet televizive gjatë garës për balotazh ndaj kundërkandidatit të tij, Halil Thaçi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka përdorur për arsyetim “gjuhën denigruese” dhe “të pavërtetat” e Thaçit, duke thënë se është i gatshëm të diskutojë vetëm për programin e tyre qeverisës, shkruan Insajderi.

Nisur nga përvoja në debatet televizive me përballje të kundërkandidatit, gjuhës denigruese dhe të pavërtetave që thuhen pa u skuqur fare para qytetarëve edhe kur faktet prezentohen përballë kamerave, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj deklaroj se tërhiqem nga debatet e këtij niveli me të vetmen arsye mos ofendimin e qytetarëve të mi, të cilët më besojnë e mbështesin tani e 12 vite pikërisht për shkak të transaprencës, besimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit që së bashku i kemi bërë komunës tonë, pa asnjë aferë korruptive e me shumë vende të para e donacione të projekteve madhore e jetike për Obiliqin“, tha ndër të tjera ai.

Prandaj, nga sot, jam i gatshëm të paraqitem në çdo medium televiziv, përballë analistëve e madje edhe me audiencën e qytetarëve, për të biseduar e prezentuar PROGRAMIN tonë qeverisës 2025/2029, në të cilin qytetarët besojnë e e kanë të qartë se çdo premtim i yni është jetësuar së bashku me ta“, shtoi Gashi.

Xhafer Gashi i LDK’së u bë viral në rrjete sociale pasi që, përgjatë një debati televiziv, nuk ishte në dijeni se partia e tij kishte ngritur kallëzim penal për keqpërdorimet e bëra në konkursin e KEK’ut. /Insajderi.org/

 

“Vetëvendosje bie në 30%”, Shala: Kurti e di që fajtore për bllokimin e institucioneve është VV

Qeveri e re apo zgjedhje të reja?, kjo temë që po përcillet me interes të veçantë në Kosovë u trajtua edhe sot në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

Të ftuarit, patën mendime diskutime të ndryshme rreth kësaj çështje.

Analisti Azdren Shala, tha se vetëm Vetëvendosjes nuk i konvenon zgjedhjet e reja.

Shala tha se pritet që LVV-ja të ketë rënie në 30 për qind.

“Sepse besoj që Albin Kurti, tashmë e di se fajtori kryesor për bllokimin e institucioneve ekskluzivisht nga 26 marsi kur janë cerifikuar zgjedhjet është Vetëvendosje. Këtë e di Kurti”, tha Shala në Klan Kosova.

Gruda për Kurtin: Ka paaftësi politike të bashkëpunojë, s’bëhet kryeministër as në zgjedhjet e reja

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar gjuhën dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se kjo politikë po e bën të pamundur bashkëpunimin mes partive për formimin e qeverisë.

“Gjuha që përdoret për neve, Lista Serpska dhe PDK-ja, nuk mund ta bësh bllok PDK-në me Listën Sperska edhe më pas me kërku me thënë hajde se duhet ta gjejmë një mënyrë me themelu qeverinë. Zoti Kurti ka një paaftësi të theksuar me u sjellë si politikan edhe me bashkëpunu me njerëzit”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka shtuar se rruga për rrëzimin e Kurtit është e sigurt, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe se sipas tij, Kurti nuk do të arrijë të rikthehet kryeministër.

“Rruga për me rrëzu është e sigurt, zgjedhjet tjera, kryetari i PDK e ka thënë më 17 prill që nuk do të ketë më qeveri Kurti, Kurti nuk do të bëhet kryeministër deri sot nuk është bërë kryeministër. Jam i bindur që nuk do të bëhet as në zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Gruda në Debat Plus.

Diskutohet paga minimale, paralajmërohet rritja e saj deri në 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i Financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

“Ne do të shkojmë në takim dhe të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë aktorët kryesorë që do të japin fjalën vet nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i sindikatës kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

“Qeveria në detyrë mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje pro ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 centë i ka brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 centë për një person mund ta vlerësoni dhe vet”.