div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-159 category-paged-159 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këto janë fjalët e para nga Bedri Hamza pasi u zgjodh kryetar i PDK-së

Bedri Hamza pas zgjedhjes si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se i është dhënë një përgjegjësi e madhe.

Ai u shpreh se e pranon këtë detyrë me nder dhe me përkushtim të plotë.

“Sot ju ma dhatë mua një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm, një detyrë që e pranoj me nder dhe me përkushtim të plotë”.

“Ju falënderoi për besimin, mbështetjen dhe drejtimin e ri që i dhatë partisë sonë”, u shpreh kryetari i ri i PDK-së.

Konventa e PDK-së, Haliti ndërpret Çitakun

Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së, i ka ndërhyrë Vlora Çitakut në fjalën e saj, pasi kjo e fundit deklaroi se ka përfunduar pjesa solemne e konventës së PDK pas fjalimit të Memli Krasniqi.

Haliti tha se dorëheqja e Krasniqit duhet të miratohet nga anëtarësia e PDK’së.

‘’Mendoj që s’ka përfunduar pjesa solemne. Memli ka paraqit dorëheqjen, na këtu e kemi zgjedhe dhe duhet të ia miratojmë dorëheqjen, është procedurë që duhet me respektuar të gjithë dhe me zbatu të gjithë’’, ka thënë Halitit.

Pas kësaj, Çitaku e hodhi në votim, duke njoftuar se me shumicë votash është miratuar dorëheqja e Krasniqit.

Bedri Hamza i vetmi kandidat me të gjitha nënshkrimet për kryetar të PDK-së

Në Konventën e dymbëdhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është zyrtarisht i vetmi kandidat për kryetar, pasi ka siguruar të gjitha nënshkrimet e nevojshme nga delegatët e partisë.

Burime nga Konventa kanë konfirmuar se kandidatura e Hamzës është dorëzuar në përputhje me rregullat statutare të PDK-së dhe është pranuar pa asnjë kundërshtim.

Në këtë Konventë, që po mbahet në Hotel Emerald, pritet që Hamza të zgjidhet me shumicë votash si kryetari i ri i PDK-së, duke marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Ky proces shënon një fazë të re për PDK-në, që synon riorganizim dhe forcim të brendshëm në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

U nisën nga Meka në Medinë, vdesin 45 persona që kishin shkuar për të bërë Umra-n
45 indianë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mori flakë gjatë një aksidenti pranë Medinës në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autoritetet e qytetit indian Hyderabad.

Autobusi kishte 46 pasagjerë, tha VC Sajjanar në një konferencë për media, duke shtuar se një burrë i cili ka mbijetuar aksidentin është dërguar në kujdes intensiv në një spital lokal.

Shumica e viktimave janë nga Hyderabad-i, në shtetin jugor Telangana.

Pelegrinët po udhëtonin nga qyteti i shenjtë i Mekës drejt Medinës kur ndodhi aksidenti, bëri të ditur qeveria e Telanganës në një deklaratë, raporton BBC.

Ata kishin shkuar në Arabinë Saudite për pelegrinazhin Umrah, një version më i shkurtër i Haxhit, pelegrinazhit më të madh islam.

Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Ai për Klan Kosova ka thënë se është kundër kthimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovi në PDK.

“Jam gjithmonë kundëe që Lladrovci të kthehet në PDK”, është shprehur ai.

Konveta për kryetarin e ri të PDK-së, Lladrovci del me mesazh

Ramiz Lladrovci i cili gjendet jashtë vendit, ka bërë një postim i cili mund të jetë edhe porosi për zhvillimet në PDK dhe Kuvendin i cili pritet të mbahet sot.

Inati e prish kalin, ka shkruar ai.

“Një gjë duhet ta kenë të qartë ata që merren me sportin e rëndë: politika ka moral, parime dhe konsekuenca. Mat mirë, prej mirë, qep mirë dhe kostumi del i mirë!”, ka shkruar ai.

 

 

 

Qeveria Konjufca? Nga PDK-ja dalin me qëndrim

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i këtij subjekti politik është unik kundër formimit të një Qeverie të re nga LVV-ja. Deputeti Demaku ka përjashtuar zërat se ka përçarje brenda PDK-së pas dorëheqjes së Meli Krasniqit nga posti i kryetarit.

‘’Nëse dikush pret për përçarje brenda PDK-së, pret kot. PDK-ja është parti e fuqishme dhe me histori të jashtëzakonshme. Ne i kemi qëndrimet unike si grup parlamentar. Ne e shohim se LVV-ja nuk është më në interesin e këtij vendi. LVV-ja ka shkaktuar vetëm regres, ngecje në aspektin politik, ekonomik, të integrimeve. Sa ma shpejtë që të lirohemi nga ky keq menagjim dhe qeverisje tanimë jo ligjore nga ta, kjo do të ishte në interes të Kosovës’’, tha Demaku. /RTV21

Marrëveshje AAK-LVV për formimin e Qeverisë? Ja çfarë thotë Lahi Brahimaj

Deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka demantuar zërat se mund të ketë një marrëveshje midis AAK-së dhe LVV-së për formimin e Qeverisë.

Një deklarim i kryetarit të nëdegës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili tha se Ramush Haradinaj duhet ta shqyrtoj bashkëpunimin me LVV-në për formimin e Qeverisë, sipas deputetit Lahi Brahimaj, nuk është dëshmi e përçarjes brenda AAK-së, por një mendim ndryshe i cili nuk ka gjetur mbështetje brenda strukturave të këtij subjekti politik.

‘’Definitivisht jo. Ka qenë qëndrim i liderit për një jo. Por, ishte edhe takimi i kryesisë ku të gjithë njëzëri i thanë që nuk ka koalicion me LVV-në. Deklarimi i zotit Krasniqi është një demokraci që njerëzit munden me mendu ndryshe. Kjo tolerohet brenda strukturave të AAK-së. Të gjithë në mënyrë unanime që të mos ketë votë për Glauk Konjufcën”, tha ai.

Drejtoria e Sigurisë paralajmëron: Reshje të forta godasin Prishtinën në orët në vijim, paralajmërohet…

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar reshje shiu gjatë mbrëmjes së sotme (17.11.2025), me mundësi të përmbytjeve të menjëhershme. 

Nga komuna bëjnë të ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshtjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli, sasia e reshjeve mund të kalojë 40 l/m²/24h, mund të ketë probleme në qarkullim, rrezik rrëshqitjesh dheu e balte, si dhe rrezik potencial për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

 

 

 

Clark flet për takimin me Thaçin: Ai nuk ishte komandant ushtarak

Gjenerali amerikan, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur edhe për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin atë kohë. Ai theksoi se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak.

Ai madje shtoi se kur e takoi për herë të tretë Thaçin, kërkoi ndihmë nga ai për të identifikuar disa objektiva, por që s’kishte marrë asnjë lloj ndihme nga ai.

Pjesë nga dëshmia:

Clark: U takova me Thaçin para se të fillonte fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Ishte personi që ishte i veshur më mirë. Me ca kuptova unë jetonte në Zvicër, nuk fliste shumë anglisht, fliste gjermanisht, ishte e vështirë të komunikonim se unë nuk është se flisja mirë gjermanisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak.

Mbrojtja: Ju deklaroni se arritet në përfundimin se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak pasi nuk ju ndihmoi të identifikoni objektiva dhe nuk e kishte idenë e operacioneve ushtarake.

Clark: E saktë. Kur u takova me të herën e tretë unë kërkova ndihmë dhe nuk morëm asnjë ndihmë pasi ai nuk e kishte idenë çfarë po ndodhte. Problemi që kisha unë si komandat, ishte se ne nuk kishim një forcë në teren, ne mbështeteshim vetmë në fushtatat ajrore. Donim që të mos sulmonim objektivat civile por donim thjesht të ndërhynim në forcat ushtarake në terren.