div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-16 category-paged-16 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor

Komuna e Drenasit ka shtyrë rifillimin e procesit mësimor deri të mërkurën si shkak i gjendjes së vështirësuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se vendimi u mor si shkak i rrethanave të krijuara nga bora, ngricat dhe mungesa e ujit, shkruan Insajderi.

“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026”, thuhet ndër të tjera në postimin e Lladrovcit.

Lladrovci, pos tjerash, ka potencuar edhe se kompanitë për angazhimin e largimit të borës nëpër rrugë kanë qenë të angazhuara përgjatë tërë ditës së diel.

Ai ka theksuar edhe mungesën e ujit si problem serioz në disa zona të Drenasit.

“Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë”.

Tifozët kroatë rrahin tifozët serbë të Cërvena Zvezdës

Në pushimoren kroate, Marsonija, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ndodhi një përleshje mes tifozëve kroatë të Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe atyre serbë të Cërvena Zvezdës “Delije”.

Mediat kroate kanë raportuar që tifozët e Dinamos u dolën në pritë atyre serbë dhe i kanë rrahur ata.

BBB kanë sulmuar nëngrupin e “Delije”, të njohur si “Orthodox Boys”. Ky nëngrup ishte duke udhëtuar drejt Beogradit.

Tifozët zagrebas kanë tentuar të marrin transparentin e tifozëve serbë, por nuk ia dolën. Por u morën veshje të ndryshme.

Musliu: Përçarja e popullit erdhi nga politika e fëlliqur dhe gjuha e urrejtjes

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka publikuar një foto nga vërshimet e fundit në komunën e Skederajt, ku shkruhej “Cofni tash”. Musliu ka thënë se se kjo nuk nuk është foto e thjesht me një mbishkrimt të ulët, por se kjo është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite.

“Populli ynë nuk u përça vetë. Ai u përça nga politika e fëlliqur, nga individë që jetuan duke mbjellë ndarje për të fituar pushtet, ndikim dhe vëmendje. Kush e solli popullin tonë deri në këtë pikë? Politikanë të dështuar, zëra të papërgjegjshëm dhe individë pa busull morale, që urrejtjen e përdorën si mjet për pushtet dhe klikime. Ata që e normalizuan talljen, e ushqyen cinizmin dhe e vranë empatinë derisa sot një fatkeqësi quhet “humor”. Ka thënë Musliu.

Postimi i plotë i Musliut:

Kjo nuk nuk është foto e thjesht me një mbishkrim i ulët, kjo është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite.

Populli ynë nuk u përça vetë.

Ai u përça nga politika e fëlliqur, nga individë që jetuan duke mbjellë ndarje për të fituar pushtet, ndikim dhe vëmendje.

Kush e solli popullin tonë deri në këtë pikë?

Politikanë të dështuar, zëra të papërgjegjshëm dhe individë pa busull morale, që urrejtjen e përdorën si mjet për pushtet dhe klikime.

Ata që e normalizuan talljen, e ushqyen cinizmin dhe e vranë empatinë derisa sot një fatkeqësi quhet “humor”.

Ata që talljen e kthyen në armë.

Ata që fatkeqësinë e tjetrit e panë si kapital politik e moral.

Ata që ushqyen përçarjen ditë pas dite, me gjuhë urrejtjeje, përbuzje rajonale dhe etiketime fyese, derisa kjo u bë “normale”.

Sot po shohim frytin e asaj që është mbjellë.

Jo humor. Jo satirë, por mungesë empatie dhe shkatërrim të ndjenjës së përbashkët.

Ky popull nuk ka nevojë për më shumë përbuzje, por për një pastrim moral nga gjuha e urrejtjes që na është shitur si guxim.

Temperaturat e ulëta, Jasharaj ka një propozim lidhur me procesin mësimor

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet bëri që të shtyhet gjysmëvjetori i dytë i mësimit në shkollat e Kosovës.

E nesër, pritet që të rinis procesi mësimor, përpos në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha që më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj në Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës merr vendim lidhur me fillimin e procesit mësimor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e nesërme do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, pas angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra nga institucionet komunale, janë krijuar kushte të sigurta për nxënësit dhe stafin arsimor.

“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor”, thuhet në njoftim.

Nga Komuna e Prishtinës u është uruar nxënësve një rikthim i mbarë në shkolla.

Kjo komunë njofton: Nga nesër nis gjysmëvjetori i dytë

Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku ka bërë të ditur se nesër do të fillojë mësimi në këtë komunë.

”Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të Komunës së Skenderajt.

​Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, pas një pushimi të merituar, dyert e shkollave tona hapen përsëri për të mirëpritur nxënësit tanë.

Si Drejtori e Arsimit së bashku më shkollat, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kemi bërë përgatitjet maksimale në çdo shkollë, që ky proces të vijojë pa pengesa. Nga sigurimi i ngrohjes e deri te mirëmbajtja e hapësirave si dhe furnizimin më mjete tjera të nevojshme.
​Mbetemi të angazhuar maksimalisht për të ofruar kushte sa më të mira dhe cilësi në procesin edukativo-arsimor.

Na priftë e mbara dhe suksese të gjithëve në këtë gjysmëvjetor!”, shkroi ai.

“Trump urdhëron planifikimin e pushtimit të Grenlandës“

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale që të hartojnë një plan për pushimin e mundshëm të Grenlandës.

Kështu ka raportuar gjatë së dielës e përditshmja Daily Mail. Sipas këtij raportimi, pretendohet se ky veprim po has në rezistencë të fortë nga figura të larta ushtarake amerikane.

Sipas Daily Mail, këshilltarët më të ashpër politikë rreth presidentit, të udhëhequr nga këshilltari Stephen Miller, ndihen të nxitur pas suksesit të operacionit ushtarak për kapjen e liderit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe duan të veprojnë shpejt për të “zënë ishullin para se Rusia ose Kina të ndërmarrin një hap të tillë”.

Megjithatë, Shefat e Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë amerikane po kundërshtojnë planin, duke thënë se një invazion i tillë do të ishte i paligjshëm dhe pa mbështetjen e Kongresit, gjë që sipas tyre e bën të parealizueshëm. Ushtarakët po përpiqen ta largojnë fokusin e Trumpit te masa më pak kontraverse, siç është ndërprerja e anijeve “fantazmë” ruse ose edhe një goditje ndaj Iranit.

Diplomatë britanikë kanë thënë se Trump mund të jetë gjithashtu i motivuar për të zhvendosur vëmendjen e votuesve amerikanë nga performanca e ekonomisë para zgjedhjeve mes-mandatesh, ku ai mund të humbasë kontrollin e Kongresit.

Sipas Daily Mail, disa skenarë të shprehura në kanale diplomatike përfshijnë përdorimin e forcës ose “coercion politik” për të prishur lidhjet midis Grenlandës dhe Danimarkës.

Arrestohet personi ‘i shumë kërkuar’, kishte ndërruar dhe mbiemrin

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.

 Gjatë verifikimit është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të detajuara është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar.

Ai ishte në kërkim me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprat penale, dëmtim apo asgjësim i pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim të dokumentit.

“Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton PK.

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në këtë komunë, shkak i vërshimeve nga shiu dhe bora

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 19.01.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të krijuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin, si dhe për shkak të problemeve me sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.

DKA ka vlerësuar se aktualisht nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Vendimi është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit arsimor.

Drejtuesit e institucioneve arsimore janë lutur që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim, ndërsa për çdo informatë shtesë, publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.

I riu rrahet nga polici: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

Altin Meçaj, banues në Vjosë, emigrant në Gjermani , është bërë prehë e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pasi ka bërë një koment në mesenger, një bashkëfshatareje, motra e një punonjësi policie të zonës.

Ai rrëfen momentet e tmerrit, ndërsa kërkon drejtësi.

“Mbrëmë në orën 11 të natës kam arritur në shtëpi. Kur isha te lokali i fshatit më kishte ardhur një mesazh kërcënues për një “like”. Mesazhi më erdhi nga një bashkëfshatari im që ai sot është komandant me forcat RENEA në Fier. Like i bëra motrës së tij në Facebook. Në 11 që kam arritur në shtëpi, janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe unë jam thirrur në emër që të dal jashtë. Porta e madhe me portën e shtëpisë janë në një distancë prej 50-60 metra.

Ai ishte tek porta e shtëpisë, jo tek porta e madhe. Unë dola se mendova se ishte vëllai. Mesazhi thoshte që nuk e di se me kë je mpleksur. Unë dal në derë dhe aty më qëllon direkt dhe më përsërit ato të mesazhit. Ishin të paktën 3 persona. Më kanë qëlluar pa mëshirë dhe më kanë rrëzuar përtokë pa ndjenja. Nëse unë jam gabim për një like apo koment ka dhe falje. Port ë arrijë deri në këtë gjendje sat ë më bëjë mua për spital. Qëlluan edhe babanë, sapo doli jashtë.

Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, kemi pasur marrëdhënie të mira. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin. Më that ë njëjtat gjëra si në mesazh. Unë kam rënë pa ndjenja dhe kur u përmenda e ash veten në ambulancë. Unë kërkoj që kjo mos përsëritet më dhe dua të drejtën time, më është shkelur prona.

Telefoni im është marrë me vete, unë atë telefon nuk e gjej. Sot ka vajtur edhe policia atje po e kërkon, por nuk po e gjen. E logjikshme është që e kanë marrë këta”, tha Altin Meçaj

Ndërkohë , babai i tij 80- vjeçar, Ylli Meçaj tregon se si e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja, ndërsa thekson se kurrë më parë në fshat nuk kanë patur kontradita me askënd.